User manual

Cilësimet
134
Bërja e pagesave me veçorinë NFC
Përpara se të mund të përdorni veçorinë NFC për të kryer blerje, duhet të regjistroheni për
shërbimin e pagesës me celular. Për t’u regjistruar ose marrë më shumë informacion nga
shërbimi, kontaktoni me operatorin e shërbimit.
1
Në ekranin e cilësimeve, shtypni
Lidhjet
dhe shtypni çelësin
NFC dhe pagesa
për ta
aktivizuar.
2
Prekeni vendin e antenës NFC në pjesën e pasme të pajisjes me lexuesin e kartës NFC.
Për të vendosur aplikacionin standard për pagesat, hapni ekranin e cilësimeve dhe shtypni
Lidhjet
NFC dhe pagesa
Trokit dhe paguaj
PAGESA
, dhe pastaj zgjidhni një aplikacion.
Lista e shërbimeve të pagesës mund të mos përfshijë të gjitha aplikacionet e
disponueshme për pagesa.
Dërgimi i të dhënave nga veçoria NFC
Lejoni shkëmbimin e të dhënave ku antena NFC e pajisjes tuaj prek antenën NFC të pajisjes tjetër.
1
Në ekranin e cilësimeve, shtypni
Lidhjet
NFC dhe pagesa
dhe shtypni çelësin për ta
aktivizuar.
2
Shtypni çelësin
Android Beam
për ta aktivizuar.
3
Zgjidhni një artikull dhe prekni antenën NFC të pajisjes tjetër me antenën NFC të pajisjes
tuaj.