User manual

Cilësimet
133
NFC dhe pagesa
Pajisja juaj lejon leximin e etiketave të komunikimit me afërsi të fushës (NFC), që përmbajnë
informacione rreth produkteve. Këtë veçori mund ta përdorni gjithashtu për të kryer pagesa dhe
për të blerë bileta transporti ose evenimentesh pas shkarkimit të aplikacioneve të nevojshme.
Pajisja ka një antenë NFC të integruar. Mbajeni pajisjen me për të shmangur dëmtimin e
antenës NFC.
Leximi i informacioneve nga etiketat NFC
Përdorni veçorinë NFC për të dërguar figura ose kontakte në pajisje të tjera dhe për të lexuar
informacione produkti nga etiketat NFC.
1
Në ekranin e cilësimeve, shtypni
Lidhjet
dhe shtypni çelësin
NFC dhe pagesa
për ta
aktivizuar.
2
Vendoseni pjesën e antenës NFC mbi pjesën e pasme të pajisjes pranë etiketës NFC.
Shfaqen informacionet nga etiketa.
Sigurohuni që ekrani i pajisjes të jetë i ndezur dhe i zhbllokuar. Përndryshe, pajisja nuk do
të lexojë etiketat NFC ose të marrë të dhëna.