User manual
Cilësimet
131
Bluetooth
Përdorni Bluetooth për të shkëmbyer të dhëna ose skedarë media me pajisje të tjera me
Bluetooth.
•
Samsung nuk është përgjegjës për humbjen, ndërprerjen ose keqpërdorimin e të
dhënave të dërguara ose të marra me Bluetooth.
•
Gjithmonë sigurohuni që po ndani dhe merrni të dhënat me pajisjet që janë të
besuara dhe të siguruara mirë. Nëse ka pengesa mes pajisjeve, mund të ulet distanca
e operimit.
•
Disa pajisje, veçanërisht ato që nuk janë të provuara ose të aprovuara nga Bluetooth
SIG, mund të mos jenë të përputhshme me pajisjen tuaj.
•
Mos e përdorni veçorinë Bluetooth për qëllime të jashtëligjshme (për shembull, për
kopje pirate të dosjeve ose përdorim i jashtëligjshëm i komunikimeve për qëllime
tregtie). Samsung nuk është përgjegjës për përdorimin e jashtëligjshëm të veçorisë
Bluetooth.
Çiftimi me pajisje të tjera Bluetooth
1
Në ekranin e cilësimeve, shtypni
Lidhjet
→
Bluetooth
, dhe pastaj shtypni çelësin për ta
aktivizuar.
Do të renditen pajisjet e gjetura.
2
Zgjidhni një pajisje me të cilën ta çiftoni.
Nëse pajisja me të cilin doni të lidheni nuk ndodhet në listë, vendoseni që pajisja të hyjë në
metodën lidhjes me Bluetooth. Shikoni manualet e përdoruesit të pajisjeve të tjera.
Pajisja juaj është e dukshme për pajisjet e tjera ndërsa ekrani i cilësimeve të Bluetooth
është i hapur.
3
Pranoni kërkesën e lidhjes Bluetooth në pajisjen tuaj për të konfirmuar.
Pajisjet do të lidhen kur pajisja tjetër të pranojë kërkesën për lidhjen Bluetooth.










