User manual
Cilësimet
129
Wi-Fi
Aktivizoni veçorinë Wi-Fi për t’u lidhur me një rrjet Wi-Fi dhe hapur Internetin ose pajisje të tjera
në rrjet.
Lidhja me një rrjet Wi-Fi
1
Në ekranin e cilësimeve, shtypni
Lidhjet
→
Wi-Fi
, dhe pastaj shtypni çelësin për ta aktivizuar.
2
Zgjidhni një rrjet nga lista e rrjeteve Wi-Fi.
Rrjetet që kërkojnë fjalëkalim shfaqen me ikonën e kyçjes. Formoni fjalëkalimin dhe shtypni
Lidhu
.
•
Pasi pajisja të lidhet me një rrjet Wi-Fi, pajisja do të rilidhet me atë rrjet çdo herë që
është i disponueshëm pa kërkuar një fjalëkalim. Për të mos e lejuar pajisjen të lidhet
automatikisht me rrjetin, zgjidheni nga lista e rrjeteve dhe shtypni
Harroje
.
•
Nëse nuk mund të lidheni si duhet me një rrjet Wi-Fi, riaktivizojeni veçorinë Wi-Fi të
pajisjes suaj ose routerin me valë.
Wi-Fi Direct
Wi-Fi Direct lidh pajisjet direkt përmes një rrjeti Wi-Fi pa kërkuar një pikë aksesi.
1
Në ekranin e cilësimeve, shtypni
Lidhjet
→
Wi-Fi
, dhe pastaj shtypni çelësin për ta aktivizuar.
2
Shtypni
Wi-Fi Direct
.
Pajisjet e zbuluara janë të renditura.
Nëse pajisja që doni të lidhni nuk është në listë, kërkoni që pajisja të aktivizojë veçorinë e saj
Wi-Fi Direct.
3
Zgjidhni një pajisje me të cilën do të lidheni.
Pajisjet do të lidhen kur pajisja tjetër pranon kërkesën për lidhjen Wi-Fi Direct.










