User manual

Cilësimet
128
•
NFC dhe pagesa
: Vendoseni pajisjen që t'ju lejojë të lexoni etiketat e komunikimit me fushë
të afërt (NFC) që përmbajnë informacione rreth produkteve tuaja. Këtë veçori mund ta
përdorni gjithashtu për të kryer pagesa dhe për të blerë bileta transporti ose evenimentesh
pas shkarkimit të aplikacioneve të nevojshme. Për më shumë informacion, shikoni NFC dhe
pagesa.
Kjo veçori mund të mos jetë e disponueshme në varësi të rajonit ose ofruesit të
shërbimit.
•
Regjimi Avion
: Vendoseni pajisjen që të çaktivizojë të gjitha funksionet me valë në pajisjen
tuaj. Mund të përdorni vetëm shërbimet pa-rrjet.
Ndiqni rregullat e dhëna nga kompania e fluturimit dhe udhëzimet e personelit
të avionit. Në rastet ku nuk lejohet ta përdorni pajisjen, gjithmonë përdoreni në
modalitetin e fluturimit.
•
Rrjetet celulare
: Konfiguroni cilësimet e rrjetit tuaj celular.
•
Përdorimi i të dhënave
: Mbani shënim sasinë e përdorimit të të dhënave dhe personalizoni
cilësimet për kufizimin. Vendoseni pajisjen që të çaktivizojë automatikisht lidhjen e internetit
celular kur sasia e internetit celular ka arritur limitin e caktuar.
Mund të aktivizoni gjithashtu veçorinë e kursyesit të internetit për të mos lejuar që
disa aplikacione të hapura në sfond të dërgojnë ose të marrin të dhëna. Për më shumë
informacion, shihni Kursyesi i të dhënave.
•
Menaxheri i kartave SIM
: Aktivizoni kartat tuaja SIM ose USIM dhe personalizoni cilësimet e
kartës SIM. Lidhja dhe pika e internetit celular Menaxheri i kartave SIM.
•
Shpërndarësja dhe Tetherimi
: Përdoreni pajisjen si hotspot celular për të ndarë lidhjen e
internetit celular të pajisjes suaj me pajisje të tjera kur nuk ka në dispozicion lidhje rrjeti.
Lidhjet mund të bëhen me Wi-Fi, USB, ose Bluetooth. Për më shumë informacion, shihni
Shpërndarësja dhe Tetherimi.
•
Call & Message Continuity
: Përdorni veçoritë e telefonatave dhe mesazheve të pajisjes në
pajisje të tjera të identifikuara në llogarinë tuaj "Samsung". Për më shumë informacion, shihni
Përcjellja e telefonatave dhe mesazheve (Galaxy A40). (Galaxy A40)
•
Cilësime të tjera të lidhjes
: Personalizoni cilësimet për të kontrolluar veçori të tjera. Për më
shumë informacion, shihni Cilësime të tjera të lidhjes.