User manual
Aplikacionet dhe veçoritë
125
Përdorimi i veçorive shtesë
•
Përbashko skedarë të mëdhenj
: Ndani skeda të mëdha. Ngarkoni skedat në serverin
e memories së Samsung dhe ndajini me të tjerë përmes një linku Web ose kodi. Për ta
përdorur këtë veçori, duhet të verifikohet numri juaj i telefonit.
•
Smart View
: Ndani materiale me pajisjet në afërsi nëpërmjet "Wi-Fi Direct" ose "Bluetooth"
apo përmes pajisjeve të mbështetura nga "SmartThings". Mund të shikoni gjithashtu
përmbajtjen e shfaqur të pajisjes suaj në një ekran të madh duke e lidhur pajisjen me një
televizor ose monitor të pajisur me veçorinë e pasqyrimit të ekranit.
Kur dërgohet një imazh në pajisjet e marrësve, do të shfaqet një njoftim në pajisjet e tyre. Shtypni
njoftimin për të parë ose shkarkuar imazhin.
Aplikacionet Google
Google ofron aplikacione për argëtim, rrjete sociale dhe biznesi. Mund t’ju duhet një llogari
Google për të përdorur disa aplikacione.
Për të parë më shumë informacion të aplikacionit, hapni menunë e ndihmës të secilit aplikacion.
Disa aplikacione mund të mos jenë në dispozicion ose mund të jenë emërtuar ndryshe
në varësi të rajonit ose operatorit të shërbimit.
Chrome
Kërkoni informacione dhe shfletoni faqe interneti.
Gmail
Dërgoni ose merrni email-ë përmes shërbimit Google Mail.
Hartat
Gjeni vendndodhjen tuaj në hartë, kërkoni hartën e botës dhe shikoni informacionet e
vendndodhjes për vendet e ndryshme pranë jush.










