User manual
Aplikacionet dhe veçoritë
123
Shtimi i skenave
Shtoni një skenë dhe regjistroni pajisjet në të për të kontrolluar disa pajisje njëkohësisht me një
prekje të vetme të një butoni ose me një komandë me zë.
1
Shtypni
→
dhe zgjidhni një vendndodhje.
2
Shtypni
→
Skenat
→
Shto skenë
.
3
Vendosni emrin e skenës.
4
Shtypni nën
Shto veprime
për të shtuar veprime për t'u kryer.
5
Shtypni
Ruaj
.
Shtimi i automatizimeve
Gjithashtu mund të vendosni një automatizim për t’i vënë pajisjet në punë automatikisht në
varësi të kohës së caktuar paraprakisht, statusit të pajisjeve, dhe më tepër.
Për shembull, shtoni një automatizim për të ndezur radion automatikisht çdo ditë në orën
7:00 AM.
1
Hapni aplikacionin
SmartThings
.
2
Shtypni
→
dhe zgjidhni një vendndodhje.
3
Shtypni
→
Automatizimet
→
Shto automatizim
→
Automatizim personal
.
4
Shtypni nën
Nëse
dhe caktoni kushtet e aktivizimit për automatizimin.
5
Shtypni nën
Atëherë
dhe caktoni veprimet për t'u kryer.
6
Shtypni
Ruaj
.
Marrja e njoftimeve
Mund të merrni njoftime nga pajisjet e lidhura në smartfonin tuaj. Për shembull, kur ka mbaruar
larja e rrobave, mund të merrni një njoftim në smartfonin tuaj.
Për të caktuar pajisjet për të marrë njoftime, hapni aplikacionin
SmartThings
, shtypni
→
→
Njoftimet
, pastaj shtypni çelësat në krah të pajisjeve që dëshironi.










