User manual

Aplikacionet dhe veçoritë
115
Përdorimi i materialeve të rekomanduara në Bixby Home
Kur hapni Bixby Home, mund të shikoni materialet që përditësohen shpesh si karta. Lëvizni lart
ose poshtë për të parë kartat.
Për shembull, rrugës për në zyrë në mëngjes, mund të shikoni programin e ditës suaj dhe të
planifikoni muzikën tuaj të preferuar në ekranin Bixby Home. Në mbrëmje, mund të shikoni
alarmet, të shikoni aktivitetin ditor dhe të shikoni postimet e miqve tuaj.
Përmbajtja dhe rendi i kartave përditësohen automatikisht në intervalin e caktuar. Për t’i
përditësuar kartat manualisht, rrëshqitni poshtë në ekran.
Ndryshimi i listës së kartave
•
Për ta ngulur një kartë në krye të ekranit Bixby Home, shtypni
Ngulit në krye
. Për ta
hequr një kartë, shtypni
Çngulite
.
•
Për të mos e shfaqur më një kartë në listë, tërhiqeni kartën në të djathtë dhe shtypni
Mos e
trego më
.
•
Për ta fshehur një kartë nga lista, tërhiqeni kartën në të djathtë dhe shtypni
Fshihe për
momentin
.
Zgjedhja e aplikacioneve për t’u shfaqur si karta.
Shtoni ose fshini aplikacionet që shfaqen si karta në ekranin Bixby Home.
Në ekranin Bixby Home, shtypni
Kartat
dhe shtypni çelësat pas artikujve për t’i shtuar ose
për ti fshirë ato.
Nëse një aplikacion nuk është i instaluar në pajisje, duhet ta instaloni për ta përdorur. Në
ekranin Bixby Home, shtypni
Kartat
dhe pastaj shkarkoni një aplikacion.
Personalizimi i parametrave të Bixby Home
Në ekranin Bixby Home, shtypni
Cilësimet
.
•
Shërbimi i personalizimit
: Caktojeni për të përdorur shërbimet interaktive dhe të
personalizuara të "Bixby" për të përmirësuar eksperiencën tuaj.
•
Ofrues materiale për Bixby Home
: Lexoni dhe pranoni ose anuloni pranimin e rregullave e
kushteve dhe rregulloreve të privatësisë që ka secili ofrues materialesh.
•
Rreth Bixby Home
: Shikoni versionin dhe informacione ligjore të Bixby Home.