User manual

Aplikacionet dhe veçoritë
114
Bixby Home (Galaxy A40)
Në ekranin Bixby Home, mund të shikoni shërbime dhe informacione të rekomanduara që ofron
Bixby duke analizuar modelet dhe rutinën e përdorimit tuaj.
•
Për të parë më shumë materiale, lidhuni me një rrjet Wi-Fi ose celular.
•
Për ta përdorur plotësisht këtë veçori, duhet të regjistroheni dhe të hyni në llogarinë
tuaj Samsung.
Hapja e Bixby Home
1
Në ekranin fillestar, lëvizni djathtas.
Do të shfaqet ekrani Bixby Home.
Kua hapni këtë veçori për herë të parë ose pas bërjes së një rivendosje të të dhënave, ndiqni
udhëzimet në ekran për të përfunduar konfigurimin.
2
Lëvizni lart ose poshtë për të parë përmbajtjet e rekomanduara.
Përkujtues i ardhshëm
Përdorni opsionet shtesë.
Materiale të rekomanduara
3
Për të mbyllur Bixby Home, lëvizni majtas në ekran ose shtypni butonin Prapa.