User manual
Aplikacionet dhe veçoritë
105
Informacion shtesë
•
Samsung Health është bërë vetëm për fitnes dhe qëllime mirëqenieje dhe nuk janë synuar
për t’u përdorur në diagnostikime të sëmundjeve ose problemeve të tjera, ose në shërimin,
lehtësimin, trajtimin ose parandalimin e sëmundjeve.
•
Funksionet, veçoritë e disponueshme dhe aplikacionet që mund të shtohen për Samsung
Health mund të ndryshojnë nga shteti në shtet për shkak të ligjeve dhe rregullave të
ndryshme. Duhet t’i kontrolloni veçoritë dhe aplikacionet e disponueshme në rajonin tuaj
specifik para se t’i përdorni.
•
Aplikacionet e Samsung Health dhe shërbimi i tij mund të ndërpritet pa njoftim paraprak.
•
Qëllimi për grumbullimin e të dhënave është i kufizuar vetëm për ofrimin e shërbimit që
keni kërkuar, përfshirë sigurimin e informacioneve shtesë për të rritur mirëqenien tuaj,
sinkronizimin e të dhënave, analizën e të dhënave dhe statistikat ose për të zhvilluar
dhe ofruar shërbime më të mira. (Por nëse hyni në llogarinë tuaj Samsung nga Samsung
Health, të dhënat tuaja mund të ruhen në server për qëllime të rezervës të të dhënave.)
Informacionet personale mund të ruhen deri në plotësimin e këtyre qëllimeve. Mund t’i
fshini të dhënat personale të ruajtura nga Samsung Health duke përdorur opsionin Fshi
të dhënat personale në menunë Cilësimet. Për të fshirë të dhënat që keni ndarë me rrjetet
shoqërore ose që keni transferuar në pajisje ruajtjeje, ju duhet t’i fshini ato veçmas.
•
Mund t’i ndani dhe/ose sinkronizoni të dhënat tuaja me shërbime të tjera të Samsung ose
me shërbime të palëve të treta që zgjidhni, si edhe me cilëndo prej pajisjeve tuaja të tjera të
lidhura. Aksesi në informacionet e Samsung Health nga këto shërbime shtesë ose pajisje të
palëve të treta do të lejohet vetëm me aprovimin tuaj të bërë shprehimisht.
•
Ju mbani përgjegjësi të plotë për përdorimin e papërshtatshëm të të dhënave të ndara
në rrjetet shoqërore ose të transmetuara te të tjerë. Bëni kujdes kur ndani të dhënat tuaja
personale me të tjerë.
•
Nëse pajisja është e lidhur me pajisjet matëse, verifikoni protokollin e komunikimit për të
konfiguruar përdorimin e duhur. Nëse përdorni një lidhje pa tela, si Bluetooth, pajisja mund
të ndikohet nga interferenca elektronike prej pajisjeve të tjera. Mos e përdorni pajisjen pranë
pajisjeve të tjera që transmetojnë valë radio.
•
Ju lutem me kujdes lexoni rregullat dhe kushtet dhe politikën e privatësisë së Samsung
Health para se ta përdorni.










