User manual
Aplikacionet dhe veçoritë
104
Together
Së bashku ju lejon të konfiguroni synimet e numrit të hapave dhe të konkurroni me miqtë tuaj.
Mund të ftoni miq të ecni së bashku, të vendosni synime për numrin e hapave, të konkurroni dhe
të shikoni klasifikimin tuaj.
Në ekranin fillestar të Samsung Health, shtypni
Together
.
Hapat
Pajisja numëron numrin e hapave që bëni dhe mat distancën e bërë.
Në ekranin fillestar të Samsung Health, shtypni gjurmuesin e hapave.
Objektivi
Totali i hapave aktualë
•
Mund të hasni një vonesë të shkurtër ndërsa gjurmuesi i hapave monitoron hapat
tuaja dhe pastaj tregon numrin e hapave. Gjithashtu mund të hasni një vonesë të
shkurtër para se dritarja kërcyese t’ju tregojë se synimi juaj është arritur.
•
Nëse e përdorni gjurmuesin e hapave ndërsa udhëtoni me makinë ose me tren,
dridhjet mund të ndikojnë në numërimin e hapave.
•
Mund të kontrolloni hapat tuaj aktualë në panelin e njoftimeve. Për të çaktivizuar
njoftimet, në ekranin fillestar të Samsung Health shtypni
→
Cilësimet
→
Njoftimet
,
dhe pastaj shtypni çelësin
Hapat e tanishëm
poshtë
Në vazhdim
për ta çaktivizuar.
Përndryshe, hapni panelin e njoftimit, prekni e mbani njoftimin, prekni
Hollësi
dhe
pastaj prekni çelësin
Hapat e tanishëm
për ta çaktivizuar.










