User Manual
Shqip - 29
02 FUNKSIONIMI
(1) Koshi i akullit
Mos i vendosni gishtat, duart ose
ndonjë objekt tjetër në koshin e akullit
ose në kovën e prodhuesit të akullit.
Kjo mund të shkaktojë lëndim personal
ose dëmtim të materialit.
(2) Raftet
Mund të përdoren për ruajtjen e të gjitha llojeve
të ushqimeve të ngrira.
(3) Koshat e derës
Mund të përdoren për pako të vogla ushqimi të
ngrirë.
(4) Sirtarët
Përdoren më së miri për ruajtjen e mishit ose
ushqimeve të thata. Ushqimi i ruajtur duhet të
mbështillet në mënyrë të sigurt me letër alumini
ose me materiale mbështjellëse apo enë të tjera
të përshtatshme.
(5) Koshi i bulmetit
Mund të përdoret për ruajtjen e produkteve
më të vogla të bulmetit, si p.sh. gjalpë ose
margarinë, kos ose copa djathë kremi.
(6) Raftet
Projektuar për të qenë rezistente ndaj thyerjes.
Ata mund të përdoren për ruajtjen e të gjitha
llojeve të ushqimeve dhe pijeve. Shenjat rrethore
mbi sipërfaqen e xhamit janë një fenomen
normal dhe zakonisht mund të pastrohen me një
leckë të lagur.
(7) Mbajtësja e vezëve
Vendi më i mirë për mbajtjen e vezëve. Për
përdorim të lehtë, vendoseni mbajtësen e
vezëve në raft.
(8) Vendi i pijeve (opsional)
Mund të përdoret për ruajtjen e artikujve të
përdorur më shpesh, si pijet në kanaçe dhe
ushqimet e lehta, dhe mundëson marrjen e
këtyre artikujve pa hapur derën e frigoriferit.
(9) Rafti i lëvizshëm (opsional)
Projektuar për t'u lëvizur lehtësisht me ushqimet.
Ai mund të përdoret për ruajtjen e të gjitha
llojeve të ushqimeve dhe të pijeve që nevojitet të
lëvizen shpesh.
(10) Sirtari i perimeve dhe frutave
Përdoret për ruajtjen e freskisë së perimeve
dhe frutave në frigorifer. Ai është projektuar
specifi kisht për të kontrolluar nivelin e lagështisë
brenda në sirtar.
(11) Koshat e derës
Projektuar për të mbajtur artikuj me vëllim të
madh, si p.sh. bidonë qumështi ose shishe dhe
enë të tjera të mëdha.
(12) Kova e prodhuesit të akullit
Projektuar për ruajtjen e thjeshtë të sasive të
mëdha të akullit.
Mos i vendosni gishtat, duart ose
ndonjë objekt tjetër në koshin e akullit
ose në kovën e prodhuesit të akullit.
Kjo mund të shkaktojë lëndim personal
ose dëmtim të materialit.
PARALAJMËRIM
PARALAJMËRIM
DA68-02710M-06.indb 29DA68-02710M-06.indb 29 2014. 1. 24. 10:072014. 1. 24. 10:07










