User Manual

Shqip - 32
Dekodikuesi i Teletekstit
Shumica e kanaleve të vendosur përmbajnë “teletekst”, faqe me
informacion të shkruar që ofron informacion si:
Kohët e programeve të televizorit
Buletinet e lajmeve dhe parashikimet e motit.
Resultatet sportive.
Titrat për njerëzit me probleme të dëgjimit.
Faqet e teletekstit janë të organizuara sipas gjashtë kategorive:
Shfaqja e Informacionit të Teletekstit
Ju mund të shfaqni informacionin e teletekstit në çdo kohë, por marrja e
sinjalit duhet të jetë e mirë. Përndryshe:
Informacioni mund të mungojë.
Disa faqe mund të mos shfaqen.
Për të aktivizuar modalitetin e teletekstit dhe për të shfaqur faqen e
përmbajtjes:
1. Duke përdorur butonin P ( ) ose P ( ), zgjidhni kanalin që
ofron shërbimin e teletekstit.
2. Shtypni butonin
TTX/MIX ( ) për të aktivizuar modalitetin
teletekst.
Shfaqet përmbajtja e faqes. Ajo mund të rishfaqet në çdo kohe duke
shtypur butonin MENU ( ).
3. Shtypni butonin TTX/MIX ( )përsëri.
Transmetimi i tanishëm do të shfaqet me “Teletext”, “Double”, dhe “Mix”
në këtë renditje në ekran.
4. Shtypni butonin TV për t’u larguar nga shfaqja e tekstit.
Nëse shfaqen gërma të këputura ndërsa jeni duke parë tekstin,
sigurohuni se gjuha e tekstit është e njëjtë me gjuhën në modalitetin
“Setup” të menusë. Nëse të dy gjuhët janë të ndryshme, zgjidhni të njëjtën gjuhe me gjuhën e tekstit në
menune “Setup”.
Pjesë Përmbajtja
A
Zgjidhni numrin e faqes.
B
Transmetimi i identitetit të stacionit.
C
Numri i faqes së tanishme ose statusi i kërkimit.
D
Data dhe ora.
E
Tekst.
F
Informacion mbi statusin.
BN68-01177B-Alb-0307.indd 32 2007-03-07 �� 5:39:51