User manual

EFIKASITETI ENERGJETIK
Fleta dhe informacioni i produktit sipas EU 65-66/2014
Emri i furnitorit Progress
Identifikimi i modelit PBD46101X
Indeksi i efikasitetit energjetik 81.0
Kategoria e efikasitetit të energjisë A+
Konsumi i energjisë me ngarkesë standarde, regjimi
tradicional
1.09 kWh/cikël
Konsumi i energjisë me ngarkesë standarde, regjimi
me ventilim
0.68 kWh/cikël
Numri i zgavrave 1
Burimi i nxehtësisë Elektriciteti
Volumi 70 l
Lloji i furrës Furrë inkaso
Masa 37.5 kg
EN 60350-1 - Pajisje shtëpiake gatimi me
energji elektrike - Pjesa 1: Diapazonet,
furrat, furrat me avull dhe skarat - Mënyrat
e vlerësimit të performancës.
Kursimi i energjisë
Furra ka disa karakteristika që
ju ndihmojnë të kurseni energji
gjatë gatimit të përditshëm.
Të dhëna të përgjithshme
Sigurohuni që dera e furrës të jetë e
mbyllur mirë kur furra është në punë. Mos
e hapni derën shumë shpesh gjatë gatimit.
Mbajeni guarnicionin e derës të pastër
dhe sigurohuni që të jetë i fiksuar mirë në
vend.
Përdorni pjata metalike për të përmirësuar
kursimin e energjisë.
Kur është e mundur, mos e ngrohni
paraprakisht furrën përpara se të fusni
ushqim brenda.
Kur gatimi zgjat më shumë se 30 minuta,
reduktoni temperaturën e furrës në
minimum, 3-10 minuta përpara përfundimit
të kohës së gatimit, në varësi të
kohëzgjatjes së gatimit. Nxehtësia e
mbetur brenda furrës do të vazhdojë të
gatuajë.
Përdoreni nxehtësinë e mbetur për të
ngrohur gatimet e tjera.
Mbajini periudhat e pushimit mes
gatimeve sa më të shkurtra që të jetë e
mundur kur përgatisni pak gatime
njëkohësisht.
Gatimi me ventilator
Kur është e mundur, përdorni funksionet e
gatimit me ventilator për të kursyer energji.
Nxehtësia e mbetur
Nëse aktivizohet një program me
përzgjedhje të kohës Kohëzgjatja ose
Përfundimi dhe koha e gatimit i kalon 30
minuta, elementet nxehëse çaktivizohen
automatikisht më shpejt në disa funksione
të furrës.
Ventilatori dhe llamba vazhdojnë të
funksionojnë.
Progress 51