User manual

Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe
pune ose për të mbajtur sende.
Hapeni me kujdes derën e pajisjes.
Përdorimi i përbërësve me alkool mund
të krijojë një përzierje alkooli dhe ajri.
Mos lejoni që pajisja të bjerë në kontakt
me shkëndija apo flakë të hapura kur
hapni derën.
Mos vendosni produkte të ndezshme
ose sende të lagura me produkte të
ndezshme brenda, pranë ose mbi
pajisje.
PARALAJMËRIM! Rrezik
dëmtimi i pajisjes.
Për të parandaluar dëmtimin ose
çngjyrosjen e emalimit:
mos vendosni enë furre ose objekte
të tjera drejtpërdrejt në fundin e
pajisjes.
mos fusni letër alumini drejtpërdrejt
në pjesën e poshtme të hapësirës
së pajisjes.
mos hidhni ujë drejtpërdrejt në
pajisjen e nxehtë.
mos lini enë të lagura dhe ushqim
në pajisje pasi të keni mbaruar
gatimin.
bëni kujdes kur hiqni ose vendosni
aksesorët.
Çngjyrimi i emalimit ose i inoksit nuk
ndikon në funksionimin e pajisjes.
Përdorni një tavë të thellë për kek të
lëngshëm. Lëngjet e frutave shkaktojnë
njolla që mund të jenë të përhershme.
Kjo pajisje përdoret vetëm për gatim.
Ajo nuk duhet të përdoret për qëllime të
tjera, për shembull për ngrohje dhome.
Gatuani gjithmonë me derën e furrës të
mbyllur.
Nëse pajisja është instaluar pas një
paneli mobilieje (p.sh. derë) sigurohuni
që dera të mos mbyllet asnjëherë kur
pajisja është në punë. Mund të
akumulohet nxehtësi dhe lagështirë
pas një paneli të mbyllur mobilieje dhe
mund të shkaktojë si rrjedhim dëme në
pajisje, njësinë brenda së cilës ndodhet
apo dysheme. Mos e mbyllni panelin e
mobilies derisa pajisja të jetë ftohur
plotësisht pas përdorimit.
Gatimi me avull
PARALAJMËRIM! Mund të
digjeni dhe të dëmtoni pajisjen.
Avulli i çliruar mund të shkaktojë djegie:
Bëni kujdes kur hapni derën e
pajisjes kur funksioni është i
aktivizuar. Mund të çlirohet avull.
Hapeni derën e pajisjes me kujdes
pas funksionit të gatimit me avull.
Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM! Rrezik
plagosjeje, zjarri ose dëmtimi të
pajisjes.
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e
pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni
nga priza.
Sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë.
Ka rrezik që panelet prej xhami të
thyhen.
Ndërrojini menjëherë panelet prej
xhami të derës kur janë të dëmtuara.
Kontaktoni qendrën e autorizuar të
shërbimit.
Tregoni kujdes kur e hiqni derën nga
pajisja. Dera është e rëndë!
Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë
dhe të lagësht. Përdorni vetëm
detergjente neutrale. Mos përdorni
produkte gërryese, materiale të ashpra
pastruese, tretës ose objekte metalike.
Nëse përdorni spërkatës për furrën,
ndiqni udhëzimet e sigurisë në paketim.
Mos e pastroni smaltin katalitik (nëse
ka) me asnjë lloj detergjenti.
Ndriçimi i brendshëm
PARALAJMËRIM! Rrezik
goditjeje elektrike.
Lloji i llambushkës ose llambushkës
halogjene të përdorur për këtë pajisje
është vetëm për pajisje elektro-
shtëpiake. Mos e përdorni atë për
ndriçim banese.
Progress 5