User manual
Heqja dhe instalimi i derës
Mund të hiqni derën dhe panelet e
brendshme të xhamit për t'i pastruar.
Numri i paneleve prej xhami është i
ndryshëm për modele të ndryshme.
PARALAJMËRIM! Dera është
e rëndë.
1. Hapeni derën plotësisht.
2. Shtyjini plotësisht levat fiksuese (A) në
dy menteshat e derës.
A
A
3. Mbyllni derën e furrës në pozicionin e
parë të hapjes (kënd rreth 70°).
4. Mbajeni derën me një dorë në secilën
anë dhe tërhiqni me kënd lart për ta
nxjerrë nga furra.
5. Vendoseni derën me faqen e jashtme
poshtë mbi një leckë të butë mbi një
sipërfaqe të qëndrueshme.
6. Kapeni kornizën (B) në buzën e
sipërme të derës nga të dyja anët dhe
shtyjeni nga brenda për të çliruar
mbërtheckën.
1
2
B
7. Tërhiqeni kornizën e derës përpara për
ta hequr.
8. Mbani panelet prej xhami të derës në
cepat e sipërm njëri pas tjetrit dhe
tërhiqini nga sipër për t'i nxjerrë.
9. Pastroni panelin e xhamit me ujë dhe
sapun. Fshini me kujdes panelin prej
xhami.
Kur përfundon pastrimi, kryejini hapat e
mësipërm sipas rendit të kundërt. Në fillim
vendosni panelin më të vogël të ndjekur
nga ai më i madhi dhe dera.
PARALAJMËRIM! Sigurohuni
që xhamat të futen në
pozicionin e duhur, ndryshe
sipërfaqja e derës mund të
mbinxehet.
Ndërrimi i llambës
PARALAJMËRIM! Rrezik
goditjeje elektrike.
Llamba mund të jetë e nxehtë.
1. Fikni furrën.
Prisni derisa furra të ftohet.
2. Shkëputeni furrën nga priza e korrentit.
3. Vendosni një pëlhurë në fund të
zgavrës.
Llambushka e sipërme
1. Rrotullojeni kapakun prej xhami të
llambës për ta hequr.
2. Hiqni unazën metalike dhe pastroni
kapakun prej xhami.
3. Ndërroni llambën me një llambë të
përshtatshme që i reziston nxehtësisë
300 °C.
Progress 47










