User manual
KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM! Referojuni
kapitujve për sigurinë.
Shënime mbi pastrimin
Pastroni pjesën e përparme të furrës me
një copë të butë me ujë të ngrohtë dhe një
agjent pastrues të butë.
Për të pastruar sipërfaqet metalike,
përdorni agjent pastrimi për këto
sipërfaqe.
Pastrojeni furrën nga brenda pas çdo
përdorimi. Grumbullimi i yndyrës ose
mbetjeve të ushqimeve të tjera mund të
shkaktojë zjarr. Rreziku është më i lartë
për tavën e skarës.
Pastrojini të gjithë aksesorët pas çdo
përdorimi dhe lërini të thahen. Përdorni
një leckë të butë me ujë të ngrohtë dhe
agjent pastrues. Mos i pastroni aksesorët
në enëlarëse.
Ndotjet e forta pastrojini me një pastrues
të posaçëm për furrat.
Nëse keni aksesorë që nuk ngjisin, mos i
pastroni duke përdorur lëndë agresive,
sende me cepa të mprehta ose në
enëlarëse. Kjo mund t'i shkaktojë dëmtime
veshjes së pajisjes.
Fshini lagështinë nga pjesa e brendshme
pas çdo përdorimi.
Produktet e rekomanduara të
pastrimit
Mos përdorni sfungjerë abrazivë ose
detergjente të forta. Mund të shkaktojnë
dëmtimin e smaltit dhe të pjesëve të
çelikut inoks.
Produktet tona mund t'i blini te dhe në
dyqanet më të mira të shitjes me pakicë.
Heqja e mbajtëseve të rafteve
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen,
sigurohuni që furra të jetë e ftohtë. Ka
rrezik djegieje.
Për të pastruar furrën hiqni mbajtëset e
raftit.
1. Nxirrini mbajtëset me kujdes nga kapja
e përparme, duke i ngritur lart.
2
3
1
2. Tërhiqni pjesën ballore të
mbështetëses nga muri anësor.
3. Nxirrini mbajtëset nga kapja e pasme.
Montojini mbajtëset e rafteve në rendin e
kundërt.
Nënmenyja për: Pastrimi
Nënmenyja me funksionet e pastrimit
ndodhet poshtë fushës me sensor
.
Simboli Artikulli i menysë Përshkrimi
S1 Zbrazja e depozitës Procedura për heqjen e ujit të mbetur nga
sirtari i ujit pas përdorimit të funksioneve të
avullit.
S2 Pastrim me avull Pastrimi i pajisjes me avull.
44 Progress










