User manual

UDHËZIMET PËR SIGURINË
Instalimi
PARALAJMËRIM! Vetëm një
person i kualifikuar duhet ta
instalojë këtë pajisje.
Hiqni të gjithë paketimin.
Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna
me pajisjen.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni
gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të
mbyllura.
Mos e tërhiqni pajisjen nga doreza.
Ruani largësitë minimale nga pajisjet
dhe njësitë e tjera.
Instalojeni pajisjen në një vend të sigurt
dhe të përshtatshëm që plotëson
kërkesat e instalimit.
Pajisja ka një sistem elektrik ftohjeje. Ai
duhet të vihet në punë me anë të
furnizimit me energji elektrike.
Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM! Rrezik zjarri
dhe goditjeje elektrike.
Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer
nga një elektricist i kualifikuar.
Pajisja duhet tokëzuar.
Sigurohuni që parametrat në pllakën e
specifikimeve të përkojnë me vlerat
elektrike të rrjetit elektrik.
Përdorni gjithmonë një prizë me
tokëzim të instaluar mirë.
Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabllo zgjatuese.
Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën
dhe kabllon elektrike. Nëse kablloja e
furnizimit me energji duhet
zëvendësuar, kjo duhet bërë nga
Qendra jonë e autorizuar e shërbimit.
Mos i lini kabllot që të prekin derën e
pajisjes ose t'i afrohen asaj,
veçanërisht kur dera është e nxehtë.
Mbrojtja nga goditja e pjesëve me
korrent dhe të izoluara duhet të
shtrëngohet në mënyrë të tillë që të
mos hiqet pa vegla.
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund
të instalimit. Sigurohuni që spina të jetë
e arritshme pas montimit të pajisjes.
Nëse priza është e lirë, mos e futni
spinën.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke
e tërhequr nga kablloja elektrike.
Gjithmonë tërhiqeni kabllon duke e
kapur nga spina.
Përdorni mjetet e duhura izoluese:
çelësa mbrojtës të linjës, siguresa
(siguresa tip vidë të hequra nga
mbajtësja), çelësa të humbjeve në
tokëzim dhe kontaktorë.
Instalimi elektrik duhet të ketë një
pajisje instaluese e cila ju lejon të
shkëpusni pajisjen nga rryma elektrike
në të gjitha polet. Pajisja instaluese
duhet të ketë një hapje kontakti me
gjerësi minimale 3 mm.
Kjo pajisje është në përputhje me
direktivat E.E.C.
Përdorimi
PARALAJMËRIM! Rrezik
plagosjeje, djegiesh dhe
goditjeje elektrike ose
shpërthimi.
Kjo pajisje është vetëm për përdorim
shtëpiak.
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj
pajisjeje.
Sigurohuni që vrimat e ajrimit të mos
bllokohen.
Mos e lini pajisjen të pambikëqyrur
gjatë punës.
Çaktivizojeni pajisjen pas çdo
përdorimi.
Bëni kujdes kur hapni derën e pajisjes
ndërkohë që pajisja është në punë.
Mund të çlirohet ajër i nxehtë.
Mos e përdorni pajisjen me duar të
lagura ose kur ajo ka kontakt me ujin.
Mos ushtroni presion mbi derën e
hapur.
4 Progress