User manual

Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ai
duhet aktivizuar.
Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e
pajisjes pa mbikëqyrje.
Siguria e përgjithshme
Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë
pajisje dhe të ndërrojë kabllon.
PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme
nxehen gjatë përdorimit. Duhet të keni kujdes që të
shmangni prekjen e elementeve ngrohëse.
Përdorni gjithmonë doreza furre për të hequr ose për të
futur aksesorët ose enët për furrë.
Përpara mirëmbajtjes, shkëputeni pajisjen nga rrjeti
elektrik.
Për të shmangur mundësinë e goditjes elektrike,
sigurohuni që pajisja të fiket përpara se të ndërroni
llambën.
Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen.
Mos përdorni pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse të
mprehta metalike për të pastruar derën prej xhami, pasi
mund të gërvishtet sipërfaqja, gjë e cila mund të shkaktojë
krisjen e xhamit.
Për të shmangur rreziqet elektrike, nëse kablloja elektrike
është e dëmtuar, ajo duhet ndërruar nga prodhuesi,
qendra e autorizuar e shërbimit ose persona me kualifikim
të ngjashëm.
Për të hequr mbajtëset e rafteve, në fillim hiqni pjesën e
përparme të mbajtëses së raftit dhe pastaj pjesën e pasme
nga muret anësore. Montojini mbajtëset e rafteve në
rendin e kundërt.
Përdorni vetëm sensorin e ushqimit (sensorin e
temperaturës) që rekomandohet për këtë pajisje.
Progress 3