User manual

UDHËZIME DHE KËSHILLA
PARALAJMËRIM! Referojuni
kapitujve për sigurinë.
Temperatura dhe kohët e
pjekjes në tabela janë vetëm
udhëzuese. Ato varen nga
recetat, cilësia dhe sasia e
përbërësve të përdorur.
Rekomandimet e gatimit
Furra juaj mund të pjekë apo të skuqë
ndryshe nga furra juaj e mëparshme.
Tabelat e mëposhtme ju japin cilësimet
standarde për temperaturën, kohën e
gatimit dhe pozicionin e raftit.
Nëse nuk gjeni përzgjedhjet për një recetë
të veçantë, kërkoni për një të përafërt.
Ana e brendshme e derës
Në anën e brendshme të derës do të
gjeni:
numrat e pozicioneve të rafteve.
të dhëna për funksionet e furrës,
pozicionet e këshilluara për raftet dhe
temperaturat për gatesat.
Avull I Plotë
PARALAJMËRIM! Bëni kujdes
kur hapni derën e furrës kur
funksioni është i aktivizuar.
Mund të çlirohet avull.
Sterilizimi
Ky funksion ju lejon të sterilizoni enët
(p.sh. shishet e bebeve).
Vendosini enët e pastra me kokë poshtë
në qendër të raftit në pozicionin e parë të
raftit.
Mbushni sirtarin me sasinë maksimale të
ujit dhe vendosni një kohëzgjatje prej 40
minutash.
Gatimi
Ky funksion ju lejon të përgatitni të gjitha
llojet e ushqimeve, të freskëta ose të
ngrira. Ju mund ta përdorni për gatimin,
ngrohjen, shkrirjen, zierjen ose skuqjen e
zarzavateve, mishit, peshkut, brumërave,
orizit, drithërave dhe vezëve.
Gjatë një procesi gatimi mund të
përgatisni një gatim të plotë. Gatuani së
bashku gatime që kërkojnë kohë të
ngjashme gatimi. Përdorni sasinë më të
madhe të ujit që kërkohet kur gatuani
gatime njëkohësisht.
Përdorni pozicionin e dytë të furrës.
Vendosni temperaturën në 99 °C
përveçse kur tabela e mëposhtme
rekomandon cilësim të ndryshëm.
Zarzavate
Ushqim Koha (minuta)
Domate të qëruara 10
Brokoli, në copa
1)
13 - 15
Zarzavate, të
përvëluara
15
Kërpudha të prera 15 - 20
Speca, të prerë në rripa 15 - 20
Spinaq, i freskët 15 - 20
Shparg, jeshile 15 - 25
Patëllxhanë 15 - 25
Kungull i vogël, i prerë 15 - 25
Kungull, në kuba 15 - 25
Domate 15 - 25
Fasule, të përvëluara 20 - 25
Lakra, në copa 20 - 25
Lakër Savoje 20 - 25
Selino, në kubikë 20 - 30
Presh, në feta 20 - 30
Bizele 20 - 30
Barbunja 20 - 30
Progress 23