User manual
PËRMBAJTJA
Të dhëna për sigurinë 2
Udhëzimet për sigurinë 4
Përshkrim i produktit 6
Paneli i kontrollit 7
Përpara përdorimit të parë 9
Përdorimi i përditshëm 10
Funksionet e orës 13
Programet automatike 16
Përdorimi i aksesorëve 17
Funksionet shtesë 21
Udhëzime dhe këshilla 23
Kujdesi dhe pastrimi 44
Zgjidhja e problemeve 48
Efikasiteti energjetik 51
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me
kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës
për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit
të papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një
vend të sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar
në të ardhmen.
Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e
sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh
ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri,
nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për
përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e
përdorimit.
• Fëmijët nga 3 deri në 8 vjeç dhe personat me aftësi të
kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të
mbahen larg, përveçse kur mbahen nën monitorim të
vazhdueshëm.
• Fëmijët nën 3 vjeç duhet të mbahen larg, përveçse kur
mbikëqyren në mënyrë të vazhdueshme.
• Mos i lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
• Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë
siç kërkohet.
• Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes, gjatë
kohës që ajo punon ose kur ftohet. Pjesët e arritshme janë
të nxehta.
2 Progress










