User manual

Për të aktivizuar Ndezjen e shpejtë,
shtypni dhe mbani shtypur për më
shumë se 3 sekonda.
Nëse Ndezja e shpejtë është e aktivizuar,
ekrani tregon: vija horizontale pulsuese
dhe .
Gatimi me avull
Mbulesa e sirtarit të ujit është te paneli i
kontrollit.
PARALAJMËRIM! Përdorni
vetëm ujë të ftohtë nga rubineti.
Mos përdorni ujë të filtruar (të
çmineralizuar) ose të distiluar.
Mos përdorni lëngje të tjera.
Mos vendosni lëngje të
djegshme ose alkoolike në
sirtarin e ujit.
1. Shtypni kapakun e sirtarit të ujit për ta
hapur.
2. Mbushni sirtarin e ujit me ujë të ftohtë
deri në nivelin maksimal (rreth 950 ml)
derisa të bjerë sinjali ose ekrani të
shfaqë mesazhin.
Kjo sasi uji mjafton për rreth 50
minuta.
Mos e mbushni sirtarin e ujit mbi
kapacitetin e tij maksimal. Ekziston
rreziku i rrjedhjes e derdhjes së ujit
dhe dëmtimit të mobilies.
3. Vendoseni sirtarin e ujit në pozicionin
e tij fillestar.
4. Ndizeni furrën.
5. Vendosni një funksion gatimi me avull
dhe temperaturën.
6. Nëse është e nevojshme, caktoni
funksionin: Kohëzgjatja ose: Koha
Përfund. .
Avulli i parë shfaqet pas rreth 2 minutash.
Kur furra arrin temperaturën e vendosur,
dëgjohet sinjali.
Kur sirtarit të ujit është duke i mbaruar uji,
bie sinjali dhe sirtari i ujit duhet të mbushet
për të vazhduar gatimin me avull siç
përshkruhet më lart.
Sinjali bie në përfundim të kohës së
gatimit.
7. Fikni furrën.
8. Zbrazni sirtarin e ujit pasi përfundon
gatimi me avull.
Referojuni funksionit të pastrimit:
Zbrazja E Depozitës.
KUJDES! Furra është e
nxehtë. Ka rrezik djegieje.
Bëni kujdes kur zbrazni
sirtarin e ujit.
9. Pas gatimit me avull, avulli mund të
kondensohet në pjesën e poshtme të
hapësirës së brendshme. Thajeni
gjithmonë fundin e hapësirës së
brendshme kur furra të jetë e ftohtë.
Lëreni furrën të thahet plotësisht me derën
hapur.
Për të shpejtuar tharjen, mund të mbyllni
derën dhe ta nxehni furrën me funksionin:
Ventilator I Plotë në temperaturë 150°C
për rreth 15 minuta.
FUNKSIONET E ORËS
Tabela e funksioneve të orës
Funksioni i orës Përdorimi
ORA DITORE Për të treguar ose ndryshuar orën ditore. Ju mund ta
ndryshoni orën ditore vetëm kur furra është e ndezur.
KOHËZGJATJA Për të vendosur sa kohë do të jetë në punë furra.
PËRFUNDIMI Për të vendosur kohën kur të fiket furra.
Progress 13