User manual
7 Njoftim
MMD Hong Kong Holding Limited deklaron
se ky produkt është në përputhje me
kërkesat themelore dhe masat e tjera
përkatëse të RED DIRECTIVE 2014/53/EU
dhe UK Radio Equipment Regulations SI
2017 No 1206. Mund ta gjeni deklaratën e
konformitetit në www.philips.com/support.
Deklarata e konformitetit
Hedhja e produktit dhe
baterisë së vjetër
Ky simbol mbi një produkt do të thotë se
produkti mbulohet nga European Directive
2012/19/EU.
Ky simbol do të thotë se produkti përmban
një bateri të karikueshme të brendshme që
mbulohet nga European Directive
2013/56/EU e cila nuk mund të hidhet së
bashku me mbetjet e zakonshme shtëpiake.
Ju këshillojmë fort që ta çoni produktin te
një pikë grumbullimi zyrtare ose në një
qendër servisi të Philips në mënyrë që një
profesionist ta heqë baterinë e karikueshme.
Informohuni lidhur me sistemet vendëse për
grumbullimin e produkteve elektrike dhe
elektronike dhe të baterive të karikueshme.
Ndiqni rregullat vendëse dhe asnjëherë mos
e hidhni produktin dhe bateritë e vjetra
bashkë me mbetjet e zakonshme. Hedhja e
duhur e produkteve të vjetra dhe baterive të
karikueshme ndihmon në parandalimin e
pasojave negative për mjedisin dhe
shëndetin e njeriut.
Heqja e baterisë së
brendshme
• Sigurohuni që kutia e karikimit të jetë
e shkëputur nga kablli USB i karikimit
para se të hiqni baterinë.
Produkti është projektuar dhe prodhuar me
materiale dhe komponentë të cilësisë së lartë
të cilat mund të riciklohen dhe të ripërdoren.
Nëse në vendin tuaj nuk ka sistem
grumbullimi/riciklimi për produktet
elektronike, mund ta mbroni mjedisin
duke hequr dhe ricikluar baterinë para se
t’i hidhni kufjet.
• Sigurohuni që kufjet të jenë
shkëputur nga kutia e karikimit para
se të hiqni baterinë.
12 SQ