User Guide
Table Of Contents
- 1 Udhëzime të rëndësishme sigurie
- 2 Shiriti juaj i zërit
- 3 Lidhja
- 4 Përdorimi i shirit të zërit
- Shkarkimi i aplikacionit
- Ndezja dhe fikja
- Zgjedhja e modaliteteve
- Ndryshimi i volumit
- Zgjedhja e efektit të balancuesit (EQ)
- Treguesi Ndezur/Fikur i ekranit të dritave LED
- Virtualizuesi DTS Virtual X / Dolby Atmos
- Nivelimi automatik i volumit
- Luajtja nga pajisjet me Bluetooth
- Dëgjimi me një pajisje të jashtme
- Luajtja e audios përmes pajisjeve USB
- Rikthimi në cilësimet e fabrikës
- 5 Specifikimet e produktit
- 6 Zgjidhja e problemeve
- 7 Markat tregtare
10 SQ
Masat paraprake për bateritë
• Sigurohuni që të vendosni bateritë
me polaritetet e sakta pozitive “ ”
dhe negative “ ”.
• Përdorni bateri të të njëjtit lloj.
Kurrë mos përdorni bashkë lloje të
ndryshme të baterisë.
• Mund të përdoren si bateritë
e karikueshme ashtu edhe ato
njëpërdorimëshe. Referojuni masave
paraprake ne etiketat e tyre.
• Kini kujdes thonjtë kur hiqni kapakun
e baterisë dhe baterinë.
• Mos e rrëzoni telekomandën.
• Mos lejoni gjë që të godasë
telekomandën.
• Mos derdhni ujë ose lëng mbi
telekomandë.
• Mos e vendosni telekomandën në një
objekt të lagur.
• Mos e vendosni telekomandën nën
rrezet e drejtpërdrejta të diellit ose
afër burimeve me shume nxehtësi.
• Hiqni bateritë nga telekomanda kur
nuk përdoret për një kohë të gjatë,
pasi mund të ndodhë gërryerje ose
rrjedhje e baterisë dhe kjo mund të
rezultojë në lëndim zik dhe/ose
dëmtim të pronës dhe/ose zjarr.
• Mos përdorni bateri të tjera të
ndryshme nga ato të specikuarat.
• Mos i përzieni bateritë e reja me të
vjetrat.
• Kurrë mos e karikoni një bateri nëse
nuk është e konrmuar se është lloj
që mund të karikohet.
Vendosja
Vendoseni altoparlantin e basit të paktën
1 metër (3 këmbë) larg shirit të zërit dhe
10 centimetra larg murit.
Për rezultate më të mira, vendoseni
altoparlantin e basit siç tregohet më poshtë.
Montimi në mur
Shënim
• Montimi i gabuar në mur mund të rezultojë
në aksidente, lëndime ose dëmtime. Nëse
keni ndonjë pyetje, kontaktoni kujdesin
ndaj klientit në shtetin tuaj.
• Përpara montimit në mur, sigurohuni që
muri mund të mbajë peshën e shiritit tuaj
të zërit.
• Përpara montimit në mur, duhet të hiqni
këmbëzat e gomës në pjesën e poshtme
të shiritit të zërit, në të kundërt këmbëzat
prej gome nuk mund të vendosen sërish.
• Në varësi të llojit të montimit në mur,
sigurohuni që të përdorni vida me gjatësi
dhe diametër të përshtatshëm.
• Kontrolloni nëse porta USB në pjesën e
pasme të shiritit të zërit është e lidhur
me një pajisje USB. Nëse pajisja e lidhur
USB ndikon në montimin në mur, duhet
të përdorni një pajisje tjetër USB me
madhësi të përshtatshme.










