User manual

Albanian
17
7
Zgjidhja e
problemeve
Paralajmërim
Rrezik goditjeje elektrike. Asnjëherë mos e
hiqni kasën e produktit.
Për ta mbajtur garancinë të vlefshme,
asnjëherë mos u mundoni ta riparoni
produktin vetë.
Nëse keni probleme me përdorimin e
produktit, shikoni pikat e mëposhtme
para se të kërkoni shërbime. Nëse
ende keni problem, kërkoni ndihmë në
www.philips.com/support.
Nuk ndizet
• Sigurohuni që kordoni AC është lidhur si
duhet.
• Sigurohuni që në prizën AC ka energji.
• Shtypni butonin e gjendjes në pritje
(Standby) në telekomandë ose
Soundbar për ta ndezur Soundbar.
Nuk ka zë
• Ngrijeni volumin. Shtypni butonin e
rritjes së volumit në telekomandë ose në
Soundbar.
• Shtypni MUTE në telekomandë për t’u
siguruar që Soundbar nuk është heshtur.
• Shtypni butonat e burimit për të
zgjedhur një burim tjetër hyrjeje.
• Kur përdorni një prej hyrjeve digjitale,
nëse nuk ka audio:
- Provoni ta vendosni daljen e televizorit
në PCM ose
- Lidhuni direkt me burimin Blu-ray/
burimin tjetër, disa televizorë nuk
kalojën audio digjitale.
• Televizori mund të jetë vendosur
në dalje audio të ndryshueshme.
Kontrolloni nëse dalja audio është
vendosur në FIXED ose STANDARD,
jo në VARIABLE. Shikoni manualin e
përdorimit të televizorit për më shumë
informacion.
• Nëse përdorni Bluetooth, sigurohuni që
volumi në pajisjen burim të jetë i ngritur
dhe që pajisja nuk është heshtur.
Telekomanda nuk punon
• Para se të shtypni ndonjë buton për
kontrollimin e luajtjes, në fillim zgjidhni
burimin e duhur.
• Afrojeni më shumë telekomandën me
pajisjen.
• Vendoseni baterinë duke i pozicionuar
polaritetet (+/-) siç është treguar.
• Ndërroni baterinë.
• Drejtojeni telekomandën direkt në
sensorin përpara pajisjes.
Nuk gjej dot emrin e Bluetooth të këtij
aparati në pajisjen time Bluetooth
• Sigurohuni që funksioni Bluetooth është
i aktivizuar në pajisjen tuaj Bluetooth.
• Lidheni përsëri aparatin me pajisjen
Bluetooth.
Ky është një funksion fikjeje pas
15 minutash, një nga kërkesat e
standardit ERPII për të kursyer energji
• Kur niveli i sinjalit hyrës të jashtëm të
pajisjes është tepër i ulët, aparati do
të fiket automatikisht pas 15 minutash.
Ju lutemi ngrijeni volumin e pajisjes së
jashtme.
Subwoofer është pa punë ose treguesi i
Subwoofer nuk ndizet
• Ju lutemi shkëputeni kordonin e
energjisë nga priza e energjisë, dhe
lidheni përsëri pas 3 minutash për t’i
bërë Subwoofer.