User Guide

5SQ
Kujdesi për produktin
Përdorni vetëm copë mikrobër për të
pastruar produktin.
Kujdesi për mjedisin
Eliminimi i produkteve dhe i
baterive të vjetra
Produkti është projektuar dhe
prodhuar me materiale dhe
përbërës të cilësisë së lartë, të
cilat mund të riciklohen dhe të
ripërdoren.
Ky simbol në produkt do të thotë
se produkti mbulohet nga Direktiva
Evropiane 2012/19/BE.
Ky simbol do të thotë se produkti
përmban bateri të mbuluara nga
Direktiva Evropiane 2013/56/BE,
tëcilat nuk mund të asgjësohen
membetjet e tjera të shtëpisë.
Informohuni rreth sistemeve të
veçuara vendase të grumbullimit për
produktet elektrike, elektronike dhe
bateritë. Ndiqni rregullat vendase dhe
kurrë mos e asgjësoni produktin dhe
bateritë me mbetjet e tjera të shtëpisë.
Hedhja e produkteve dhe baterive të
vjetra në mënyrën e duhur ndihmon
në parandalimin e pasojave negative
të mundshme për mjedisin dhe për
shëndetin e njerëzve.
Heqja e baterive njëpërdorimëshe
Për të hequr bateritë njëpërdorimëshe,
shihni seksionin e vendosjes së baterisë.
Deklarata e konformitetit
Ky produkt është në pajtim me kërkesat
e interferencës radio të Komunitetit
Evropian.
Përmes këtij dokumenti, TP Vision Europe
B.V. deklaron se produkti është në pajtim
me kërkesat thelbësore dhe me dispozitat
e tjera të ngjashme të Direktivës RED
(Për pajisjet radio) 2014/53/BE dhe me
Rregulloret e MB "Për pajisjet radio" SI 2017
nr. 1206. Deklaratën e konformitetit mund
ta gjeni në www.philips.com/support.
Ndihma dhe mbështetja
Për mbështetje shtesë online, vizitoni
www.philips.com/support për të:
shkarkuar manualin e përdorimit dhe
udhëzuesin e shpejtë të përdorimit
parë udhëzues me video (disponohen
vetëm për modelet e zgjedhura)
gjetur përgjigjet e pyetjeve të
shpeshta (FAQ)
na dërguar pyetjet me email
biseduar me përfaqësuesin tonë të
mbështetjes
Ndiqni udhëzimet në faqen tonë të
internetit për të zgjedhur gjuhën tuaj
dhe më pas vendosni numrin e modelit
të produktit.
Ose mund të kontaktoni kujdesin ndaj
klientit në shtetin tuaj. Përpara se t'i
kontaktoni, mbani shënim numrin e
modelit dhe numrin serial të produktit
tuaj. Këto informacione mund t'i gjeni në
pjesën e pasme ose në fund të produktit.