User Guide

4 SQ
Rrezik për qark të shkurtër ose
zjarr!
Për identikimin dhe sasitë e
furnizimit me energji, shihni pllakën
e llojit në pjesën e pasme ose në fund
të produktit.
Përpara se ta futni produktin në prizë,
sigurohuni që tensioni i energjisë
të përputhet me vlerën e stampuar
në pjesën e pasme ose në fund të
produktit. Mos e futni asnjëherë
produktin në prizë nëse kanë tension
të ndryshëm.
Rrezik i lëndimit të personave ose i
dëmtimit të produktit!
Për montimin në mur, ky produkt
duhet të jetë i lidhur në mënyrë të
sigurt në mur sipas udhëzimeve të
instalimit. Përdorni vetëm kllapën
e ofruar për montim në mur (nëse
ofrohet). Montimi i gabuar në mur
mund të rezultojë në aksidente,
lëndime ose dëmtime. Nëse keni
ndonjë pyetje, kontaktoni kujdesin
ndaj klientit në shtetin tuaj.
Kurrë mos e vendosni produktin ose
objekte të tjera mbi kordonë elektrikë
ose mbi pajisje të tjera elektrike.
Nëse produkti transportohet në
temperatura nën 5°C, shpaketojeni
dhe prisni derisa temperatura
e produktit të përputhet me
temperaturën e dhomës përpara
se tavendosni në prizë.
Disa pjesë të këtij produkti mund të
jenë prej xhami. Lëvizeni me kujdes
për të evituar lëndimin ose dëmtimin.
Rrezik mbinxehjeje!
Mos e instaloni asnjëherë produktin
në hapësirë të mbyllur. Lini gjithmonë
një hapësirë të paktën katër inç rreth
produktit për ajrim. Sigurohuni që
perdet, ose sende të tjera, të mos i
mbulojnë kurrë vrimat e ajrimit të
produktit.
TREGONI KUJDES me përdorimin e
baterisë
KUJDES: Nëse nuk përdoren bateritë
e duhura, ka rrezik shpërthimi.
Zëvendësojini vetëm me bateri të të
njëjtit lloj ose të llojeve të ngjashme.
Hiqni bateritë nëse kanë shteruar ose
nëse telekomanda nuk do të përdoret
për një kohë të gjatë.
Bateritë përmbajnë substanca
kimike, ato duhet të riciklohen ose
të asgjësohen sipas udhëzimeve të
shtetit dhe atyre lokale.
Vendosini bateritë si duhet, + dhe - siç
shënohen në aparat.
Mos i përzieni bateritë e vjetra me ato
të rejat.
Mos i përzieni bateritë alkaline,
standarde (Karbon-Zink) ose ato
të karikueshme (Ni-Cd, Ni- MH, etj.).
Bateria (bateritë ose paketa e
baterisë) nuk duhet të ekspozohet
në nxehtësi të tepërt si rrezet e diellit,
zjarri e të tjera të ngjashme.
Mos e hidhni baterinë në zjarr ose në
sobë të nxehtë dhe mos e shtypni apo
prisni baterinë në mënyrë mekanike.
Shmangni ekspozimin e baterisë në
trysni shumë të ulëta ajri.
Shënim
Etiketa e vlerësimit është e ngjitur poshtë
ose në pjesën e pasme të pajisjes.