Boks SoundBar 5000 series TAB5305 Manuali i përdorimit Regjistroni produktin tuaj dhe merrni ndihmë në www.philips.
Përmbajtja 1 E rëndësishme 2 Ndihmë dhe mbështetje Udhëzime të rëndësishme sigurie Kujdesi për produktin tuaj Kujdesi për mjedisin Pajtueshmëria Çfarë ka në kuti 2 2 3 3 4 4 2 SoundBar juaj Njësia kryesore Telekomanda Konektorët 3 Lidhja Vendosja Lidhni SoundBar dhe Subwoofer Lidheni Subwoofer manualisht Lidhni audion nga televizori dhe pajisje të tjera 4 Përdorimi i SoundBar Rregulloni volumin Aparati MP3 Luajtja e audios nëpërmjet Bluetooth Gjendje pritjeje automatike Vendosja e konfigurimeve të f
1 E rëndësishme • Lexoni dhe kuptoni të gjitha udhëzimet para se ta përdorni produktin. Garancia nuk është e vlefshme nëse dëmtimi shkaktohet nga mosndjekja e udhëzimeve. Ndihmë dhe mbështetje Për ndihmë të mëtejshme online, vizitoni www.philips.com/support to: • shkarkoni manualin e përdorimit dhe udhëzuesin e shpejtë • shikoni udhëzuesit me video (të disponueshme vetëm për disa modele) • gjeni përgjigje për pyetje të bëra shpesh (FAQ) • na dërgoni pyetje me email • bisedoni me përfaqësuesit tanë.
• • • • • • • • • • Produkti/telekomanda mund të ketë një bateri të tipit monedhë/kopsë, e cila mund të gëlltitet padashur. Mbajeni gjithnjë larg nga fëmijët! Nëse gëlltitet, bateria mund të shkaktojë lëndime serioze ose vdekje. Mund të ndodhin djegie të rënda brenda dy orësh pas gëlltitjes. Nëse dyshoni se një bateri është gëlltitur ose është futur në ndonjë pjesë të trupit, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.
zakonshme shtëpiake. Informohuni lidhur me sistemet vendëse për grumbullimin e produkteve elektrike dhe elektronike dhe të baterive. Ndiqni rregullat vendëse dhe asnjëherë mos e hidhni produktin dhe bateritë së bashku me mbetjet e zakonshme shtëpiake. Hedhja e duhur e produkteve të vjetra ndihmon në parandalimin e pasojave negative për mjedisin dhe shëndetin e njeriut. 2 SoundBar juaj Heqja e baterive njëpërdorimëshe Për t’i hequr bateritë njëpërdorimëshe, shikoni pjesën për montimin e baterive.
• Ndizet ngjyrë blu kur kaloni në modalitetin Bluetooth dhe pajisjet Bluetooth janë lidhur. • Ndizet në ngjyrë të verdhë kur kaloni në burimin e hyrjes optike. • Ndizet në ngjyrë lejla kur kaloni te burimi i hyrjes HDMI (ARC). • Pulson në ngjyrë të kuqe kur rritni ose ulni volumin, qëndron në ngjyrë të kuqe kur rritni ose ulni volumin në maksimum ose minimum. • Pulson në ngjyrë të kuqe me ritëm të ulët kur e heshtni SoundBar.
Konektorët Kjo pjesë përmban një përmbledhje të konektorëve të disponueshëm në SoundBr. 3 Lidhja Kjo pjesë ju ndihmon që ta lidhni SoundBar me një televizor ose me pajisje të tjera. Për informacion rreth lidhjeve bazë të SoundBar dhe aksesorëve, shikoni udhëzuesin e shpejtë. Shënim • P ër identifikimin dhe të dhënat për energjinë, shikoni etiketën e të dhënave mbrapa ose poshtë produktit. • Para se të bëni ose të ndryshoni ndonjë lidhje, sigurohuni që të gjitha pajisjet të jenë të shkëputura nga priza.
Lidhni SoundBar dhe Subwoofer Lidheni Subwoofer manualisht • Nëse nuk dëgjohet audio nga Subwoofer ose treguesi i Subwoofer nuk është blu, ndiqni hapat e mëposhtëm për ta resetuar dhe lidhur Subwoofer përsëri: 1. Fikeni Subwoofer dhe ndizeni SoundBar. 2. Mbani shtypur butonin "SOURCE" në SoundBar për 5 sekonda për të nisur kërkimin automatik. 3.
Opsioni 3: Lidhuni me portën HDMI (ARC) SoundBar mbështet HDMI me Audio Return Channel (ARC). Nëse televizori juaj është i pajtueshëm me HDMI ARC, mund ta dëgjoni audion e televizorit nëpërmjet Soundbar duke përdorur një kabull HDMI të vetëm. 1 Duke përdorur një kabllo optike, lidheni konektorin OPTICAL në SoundBar tuaj me konektorin OPTICAL OUT në televizor ose në pajisjen tjetër. • Konektori optik digjital mund të jetë emërtuar SPDIF ose SPDIF OUT.
4 Përdorimi i SoundBar Kjo pjesë ju ndihmon ta përdorni SoundBar për të luajtur audio nga pajisjet e lidhura. Para se të filloni • Bëni lidhjet e nevojshme të treguara në udhëzuesin e shpejtë ose shkarkoni manualin e përdorimit në www.philips.com/support. • Kalojeni SoundBar te burimi i duhur për pajisjet e tjera. Aparati MP3 Lidheni aparatin MP3 për të luajtur skedarë audio ose muzikë. Çfarë ju duhet • Një aparat MP3 • Një kabull audio stereo 3,5 mm.
Luajtja e audios nëpërmjet Bluetooth Duke përdorur Bluetooth, lidheni SoundBar me pajisjen Bluetooth (si iPad, iPhone, iPod touch, telefon Android, ose laptop), dhe më pas mund të dëgjoni skedarët audio të ruajtur në pajisje me anë të bokseve SoundBar. Çfarë ju duhet • Një pajisje Bluetooth që mbështet profilin Bluetooth A2DP dhe AVRCP, dhe me Bluetooth versioni 4.2 ose më të ri. • Rrezja funksionale mes SoundBar dhe një pajisjeje Bluetooth është rreth 4 metra.
5 Montimi në mur 6 Të dhënat e produktit Shënim Shënim • M ontimi i papërshtatshëm në mur mund të shkaktojë aksidente, lëndime ose dëmtime. Nëse keni ndonjë pyetje, kontaktoni shërbimin e klientit në vendin tuaj. • Para se ta montoni në mur, sigurohuni që muri është në gjendje të mbajë peshën e SoundBar. Gjatësia/diametri i vidës Në varësi të mënyrës së montimit të SoundBar në mur, sigurohuni që të përdorni vida me gjatësi dhe diametër të përshtatshëm.
Njësia kryesore SoundBar • Furnizimi me energji: 100-240 V~, 50/60 Hz • Konsumi i energjisë: 15 V/1,6 A • Konsumi i energjisë në gjendje pritjeje: ≤ 0,5 W • Përmasat (Gje x La x The): 900 x 65,5 x 91 mm • Pesha: 1,53 kg • Bokset e brendshme: 2 x rreze e plotë (52 mm/2", 4 ohm) Subwoofer • Furnizimi me energji: 100-240 V~, 50/60 Hz • Konsumi i energjisë: 20 W • Konsumi i energjisë në gjendje pritjeje: ≤2W • Përmasat (Gje x La x The): 150 x 225 x 267 mm • Pesha: 2,1 kg • Bokset e brendshme: 1 x frekuencë e ul
Bluetooth Pajisja nuk mund të lidhet me SoundBar. • Pajisja nuk mbështet profilet e pajtueshme që nevojiten për SoundBar • Nuk keni aktivizuar funksionin Bluetooth në pajisje. Shikoni manualin e përdorimit të pajisjes për të parë se si ta aktivizoni funksionin. • Pajisja nuk është lidhur si duhet. Lidheni pajisjen si duhet. (shikoni "Luajtja e audios nëpërmjet Bluetooth" në faqen 10). • SoundBar është lidhur tashmë me një pajisje tjetër Bluetooth. Shkëputeni pajisjen e lidhur, pastaj provoni përsëri.
Specifikimet janë objekt ndryshimi pa njoftim. Ju lutemi vizitoni www.philips.com/support për përditësimet dhe dokumentet më të fundit. Philips dhe Philips Shield Emblem janë marka tregtare të regjistruara të Koninklijke Philips N.V. dhe përdoren me licencë. Ky produkt është prodhuar nga, dhe shitet nën përgjegjësinë e MMD Hong Kong Holding Limited, ose të një prej filialeve të tij, dhe MMD Hong Kong Holding Limited është garantuesi i vetëm në lidhje me këtë produkt. TAB5305_12_UM_V1.