User manual
9SQ
6 Njoftim
Deklarata e konformitetit
Nëpërmjet këtij dokumenti, MMD Hong
Kong Holding Limited deklaron se produkti
është në përputhje me kërkesat bazë dhe
dispozitat e tjera përkatëse të Direktivës
RED 2014/53/EU dhe UK Radio Equipment
Regulations SI 2017 No 1206. Deklarata e
Konformitetit mund të gjendet në
www.philips.com/support.
Asgjësimi i produktit dhe
baterisë tuaj të vjetër
Produkti juaj është konceptuar dhe prodhuar
me materiale dhe përbërës të cilësisë së lartë,
të cilët mund të riciklohen dhe ripërdoren.
Ky simbol në një produkt do të thotë që
produkti mbulohet nga Direktiva Evropiane
2012/19/EU.
Ky simbol nënkupton që produkti përmban
një bateri të integruar të rikarikueshme të
mbuluar nga Direktiva Evropiane 2013/56/EU,
e cila nuk mund të hidhet me mbeturinat
e zakonshme shtëpiake. Ne ju këshillojmë
fuqimisht ta çoni produktin tuaj në një
pikë zyrtare grumbullimi ose në një qendër
shërbimi Philips për të hequr në mënyrë
profesionalei baterinë e rikarikueshme.
Informohuni për sistemin lokal të grumbullimit
të veçantë për produktet elektrike dhe
elektronike dhe bateritë e rikarikueshme.
Ndiqni rregullat lokale dhe mos e hidhni kurrë
produktin dhe bateritë e rikarikueshme me
mbeturinat e zakonshme shtëpiake. Asgjësimi
i duhur e produkteve të vjetra dhe baterive
të rikarikueshme ndihmon në parandalimin e
pasojave negative për mjedisin dhe shëndetin
e njeriut.
Hiqni baterinë e
integruar
Nëse nuk ka sistem grumbullimi/riciklimi
për produktet elektronike në vendin tuaj,
mund ta mbroni mjedisin duke hequr dhe
ricikluar baterinë përpara se të asgjësoni
kufjet.
• Sigurohuni që kufjet të jenë shkëputur
përpara se të hiqni baterinë.
Pajtueshmëria me EMF
Ky produkt përputhet me të gjitha
standardet dhe rregulloret në fuqi në
lidhje me ekspozimin ndaj fushave
elektromagnetike.