User manual

SQ2
1 Udhëzime të
rëndësishme
sigurie
Siguria e dëgjimit
Rrezik
Për të shmangur dëmtimin e dëgjimit, kufizoni
kohën e përdorimit të kufjeve me volum të
lartë dhe vendoseni volumin në një nivel të
sigurt. Sa më i lartë të jetë volumi, aq më e
shkurtër duhet të jetë koha e sigurt e dëgjimit.
Sigurohuni që të respektoni udhëzimet e
mëposhtme gjatë kohës së përdorimit të
kufjeve tuaja.
Dëgjoni me volum të pranueshëm për
periudha të arsyeshme kohore.
Kini kujdes që të mos e ngrini
vazhdimisht volumin gjatë kohës që
dëgjimi juaj është duke u përshtatur.
Mos e ngrini shumë volumin sa të mos
dëgjoni as se çfarë bëhet rreth jush.
Duhet të kini kujdes ose të ndërpritni
përkohësisht përdorimin në situata
potencialisht të rrezikshme.
Presioni i tepërt i zërit nga kufjet mund
të shkaktojë humbje të dëgjimit.
Nuk rekomandohet përdorimi i
kufjeve me të dy veshët e zënë gjatë
ngarjes së makinës dhe mund të jetë i
paligjshëm në disa zona.
Për sigurinë tuaj, shmangni
shpërqendrimet nga muzika ose
telefonatat kur jeni në trafik ose
mjedise të tjera potencialisht të
rrezikshme.
Informacion i pergjithshem
Për të shmangur dëmtimin ose
mosfunksionimin:
Kujdes
Mos i ekspozoni kufjet ndaj nxehtësisë së tepërt.
Mos i hidhni kufjet në tokë.
Kufjet nuk duhet të ekspozohen ndaj pikimit
ose spërkatjes. (Referojuni vlerësimit IP
produktit specifik)
Mos lejoni që kufjet tuaja të zhyten në ujë.
Mos i karikoni kufjet kur lidhësi (konektori) ose
priza janë të lagura.
Mos përdorni asnjë agjent pastrimi që
përmban alkool, amoniak, benzen ose lëndë
gërryese.
Nëselind nevoja për pastrim, përdorni një
leckë të butë, nëse është e nevojshme të lagur
me një sasi minimale uji ose sapun të butë të
holluar, për të pastruar produktin.
Bateria e integruar nuk duhet të ekspozohet
ndaj nxehtësisë së tepërt si ndaj rrezeve të
diellit, zjarrit ose të ngjashme me to.
Rrezik shpërthimi nëse bateria është
zëvendësuar gabimisht. Zëvendësoni vetëm
me të njëjtin lloj ose ekuivalent me të.
Për të arritur vlerësimin specifik IP, kapaku i
folesë së karikimit duhet të mbyllet.
Hedhja e një baterie në zjarr ose në një furrë
të nxehtë, ose shtypja ose prerja mekanike
e një baterie, mund të rezultojë në një
shpërthim.
Lënia e një baterie në një mjedis rrethues me
temperaturë jashtëzakonisht të lartë mund
të rezultojë në një shpërthim ose rrjedhje të
lëngut apo gazit të ndezshëm.
Një bateri që i nënshtrohet presionit
jashtëzakonisht të ulët të ajrit mund të
rezultojë në një shpërthim ose rrjedhje të
lëngut ose gazit të ndezshëm.
Temperaturat e ruajtjes dhe lagështia
Ruajeni në një vend ku temperatura
është midis -20°C dhe 50°C me
lagështi relative deri në 90%.
Vëreni në funksionim në një vend ku
temperatura është ndërmjet 0°C dhe
45°C me lagështi relative deri në 90%.
Jetëgjatësia e baterisë mund të
jetë më e shkurtër në kushte të
temperaturës së lartë ose të ulët.
Zëvendësimi i një baterie me një lloj
të gabuar rrezikon të dëmtojë rëndë
kufjet dhe baterinë (për shembull, në
rastin e disa llojeve të baterive litium).