User manual

Shqip
Hyrje
Ju përgëzojmë për blerjen tuaj dhe mirë se vini në
"Philips"! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja
që ofron "Philips", regjistrojeni produktin në
www.philips.com/welcome.
Lexoni manualin e përdorimit, pasi përmban
informacione rreth funksioneve të makinës së
rrojës, si dhe disa këshilla për ta bërë procesin e
rrojës më të thjeshtë dhe të këndshëm.
Përshkrim i përgjithshëm (Fig. 1)
1 Shtojca e makinës së shkurtimit me precizion
me kapje me kërcitje
2 Njësia e rrojës me folenë e qimeve
3 Butoni i ndezjes/fikjes
4 Butoni i uljes së cilësimeve për rehatinë
personale
5 Butoni i rritjes së cilësimeve për rehatinë
personale
6 Shiriti i cilësimeve për rehatinë personale
7 Simboli i njoftimit
8 Rikujtesa e pastrimit
9 Treguesi i karikimit të baterisë
10 Simboli i siguresës për udhëtim
11 Rikujtesa e ndërrimit
12 Foleja për fishën e vogël
13 Çanta
14 Fisha e vogël
15 Ushqyesi
Informacion i rëndësishëm sigurie
Lexojeni me kujdes këtë informacion të
rëndësishëm përpara përdorimit të pajisjes dhe të
aksesorëve të saj dhe ruajeni për referencë në të
ardhmen. Aksesorët e dhënë mund të ndryshojnë
sipas produkteve të ndryshme.
235
Shqip