User manual
3 Mbajeni makinën e shkurtimit vertikalisht mbi
lëkurë dhe lëvizeni poshtë duke ushtruar pak
presion.
4 Fikeni dhe pastrojeni makinën e shkurtimit pas
përdorimit.
Siguresa për udhëtim
Makina e rrojës mund të bllokohet kur udhëtoni.
Siguresa për udhëtim nuk lejon ndezjen
aksidentale të makinës së rrojës.
Aktivizimi i siguresës për udhëtim
3 sec.
1 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për 3 sekonda
për të hyrë te modaliteti i siguresës për
udhëtim.
Kur aktivizoni siguresën për udhëtim, treguesit
në ekran ndizen për një kohë të shkurtër.
Simboli i siguresës pulson kur kjo ajo është e
aktivizuar.
Çaktivizimi i siguresës për udhëtim
1 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për 3 sekonda.
Kur çaktivizoni siguresën për udhëtim, treguesit
në ekran ndizen për një kohë të shkurtër. Kur
siguresa e udhëtimit është e çaktivizuar, simboli
i siguresës së udhëtimit pulson dhe fiket.
Makina e rrojës ndizet dhe tani është gati për
përdorim.
Shënim: Makina e rrojës zhbllokohet automatikisht
kur e lidhni me një prizë elektrike.
221
Shqip