User manual

Parametri Turbo+
Ky parametër ju lejon të rruani pjesët e dendura të
mjekrës. Butoni Turbo+ pulson në mënyrë të
çrregullt për të treguar se parametri Turbo+ është i
aktivizuar (shih 'Rroja me parametrin Turbo+').
Ngarkimi
Karikojeni makinën e rrojës përpara përdorimit për
herë të parë dhe kur ekrani tregon se bateria është
thuajse bosh.
Karikimi zgjat rreth 1 orë. Një makinë rroje e
karikuar plotësisht mund të punojëderi në 60
minuta.
Shënim: Nuk mund ta përdorni makinën rroje kur
është në karikim.
Karikimi me ushqyesin
1 Sigurohuni që makina e rrojës të jetë fikur.
2 Futni fishën e vogël në makinën e rrojës dhe
ushqyesin në prizë.
Ekrani i makinës së rrojës tregon se makina e
rrojës po karikohet.
3 Pas karikimit, hiqeni ushqyesin nga priza dhe
hiqeni fishën e vogël nga makina e rrojës.
Përdorimi i makinës së rrojës
Kontrolloni gjithmonë makinën e rrojës dhe
aksesorët përpara se t'i përdorni. Mos përdorni
makinën e rrojës apo aksesorët nëse janë të
dëmtuara, sepse kjo mund të shkaktojë lëndim.
Ndërrojeni gjithmonë pjesën e dëmtuar me një
pjesë tjetër origjinale.
216
Shqip