User manual

Table Of Contents
Më pas simboli i ndërrimit rri i ndezur vazhdimisht
kur makina e rrojës është e ndezur.
Rroja
Periudha e përshtatjes së lëkurës
Rruajtjet e para mund të mos sjellin rezultatin që
prisni dhe lëkura madje mund të irritohet pak. Kjo
është normale. Lëkurës dhe mjekrës u duhet kohë
për t'u përshtatur me sistemet e reja të rrojës. Për
të lejuar përshtatjen e lëkurës me këtë pajisje të re,
ju këshillojmë të rruheni rregullisht (të paktën 3
herë në javë) dhe vetëm me këtë pajisje për një
periudhë prej 3 javësh.
- Për rezultate maksimale në rehatinë e lëkurës,
shkurtoni fillimisht mjekrën nëse nuk jeni rrojtur
për 3 ditë ose më gjatë.
Rroja në të thatë
1 Ndizni makinën e rrojës.
2 Lëvizini kokat e rrojës në lëkurë në lëvizje
rrethore për të kapur të gjitha qimet që rriten në
drejtime të ndryshme. Lëvizeni butësisht në
lëkurë për rrojë komode dhe të lëmuar.
Shënim: Mos e shtyni fort, pasi kjo mund të
shkaktojë irritim të lëkurës.
3 Fikeni dhe pastrojeni makinën e rrojës pas çdo
përdorimi.
Rroja në të njomë
Për rrojë më komode, mund ta përdorni makinën
rroje edhe në fytyrë të lagur me shkumë ose xhel
rroje.
216
Shqip