Important Information Manual

Table Of Contents
- Për të karikuar baterinë,
përdorni vetëm njësinë e
ushqyesit të çmontueshëm
dhe bllokun e ngarkimit
(njësia e ushqyesit, tipi HQ87.
Bllok ngarkimi i tipit HQ8509
ose HQ8510) të ofruar me
pajisjen.
- Mos përdorni zgjatues USB.
- Kjo pajisje mund të përdoret
nga fëmijë 8 vjeç e lart dhe
nga persona me aftësi të
kufizuara fizike, ndijore ose
mendore ose me mungesë
përvoje e njohurish, nëse
mbikëqyren apo udhëzohen
për ta përdorur pajisjen në
mënyrë të sigurt dhe nëse i
kuptojnë rreziqet që
paraqiten. Fëmijët nuk duhet
të luajnë me pajisjen. Pastrimi
dhe mirëmbajtja nga
përdoruesi nuk duhet të
bëhet nga fëmijët pa
mbikëqyrje.
- Kontrolloni gjithmonë pajisjen
dhe shtojcat e saj përpara
përdorimit. Mos përdorni
pajisjen apo shtojcat nëse
janë të dëmtuara, sepse kjo
mund të shkaktojë lëndim.
Ndërrojeni gjithmonë pjesën
e dëmtuar me një pjesë tjetër
origjinale.
- Mos e hapni pajisjen për të
ndërruar baterinë e
ringarkueshme.
- Blloku i ngarkimit nuk është
menduar për përdorim në
automjete. Mund të
interferojë me sistemet
elektronike të automjetit.
- Nëse keni glaukomë, dëmtim
në sy apo nëse keni bërë
operim në sy gjatë 12 muajve
të fundit, mos e përdorni
shtojcën me ngërthim për
qetësimin e syve.
- Nëse jeni alergjik ndaj
aluminit, mos e përdorni
shtojcën me ngërthim për
qetësimin e syve.
Kujdes
- Mos e zhytni asnjëherë
bllokun e karikuesit në ujë
dhe as mos e shpëlani me ujë
rubineti.
- Sigurohuni gjithmonë që
blloku i ngarkimit të jetë tharë
plotësisht para se ta lidhni në
prizë.
- Mos përdorni asnjëherë ujë
mbi 60°C për të shpëlarë
makinën e rrojës.
- Përdoreni këtë pajisje vetëm
për qëllimin e saj të synuar siç
tregohet në manualin e
përdorimit.
- Për arsye sigurie, mos e
përdorni makinën e rrojës
ndërsa drejtoni automjetin.
- Për arsye higjienike, pajisja
duhet të përdoret vetëm nga
një person.
- Mos përdorni asnjëherë ajër
të ngjeshur, sfungjerë
pastrimi, agjentë pastrimi
gërryes ose lëngje agresive si
p.sh. benzinë ose aceton për
të pastruar pajisjen.