operation manual

Table Of Contents
Problemi Zgjidhja
Pompa e gjirit nuk ndizet
(nuk ndizen llambat
treguese).
-
Sigurohuni që bateria të jetë karikuar (shih 'Karikimi i pompës së gjirit')
ose futeni pompën e gjirit në prizë.
Pompa e gjirit nuk
karikohet.
-
Përdorni vetëm ushqyesin e ofruar.
-
Sigurohuni që ushqyesi të jetë futur saktë në prizë dhe që fisha e
vogël të jetë futur saktë në njësinë e motorit.
-
Pompa e gjirit është shumë e ftohtë ose shumë e nxehtë për t'u
karikuar. Lëreni pompën e gjirit të aklimatizohet në temperaturën e
ambientit për 30minuta.
-
Nëse problemi vazhdon, kontaktoni me qendrën shërbimin e klientit
përmes www.philips.com/support.
Karikimi i pompës së
gjirit zgjat shumë.
-
Përdorni vetëm ushqyesin e ofruar.
-
Sigurohuni që ushqyesi të jetë futur saktë në prizë dhe që fisha e
vogël të jetë futur saktë në njësinë e motorit.
-
Pompa e gjirit është shumë e ftohtë ose shumë e nxehtë.
Rekomandohet ta karikoni pompën e gjirit në temperaturë ambienti.
-
Nëse problemi vazhdon, kontaktoni me qendrën shërbimin e klientit
përmes www.philips.com/support.
Nuk e ndiej
thithjen/niveli i thithjes
është shumë i ulët.
-
Nëse është e mundur, provoni me një nivel më të lartë thithjeje.
-
Kontrolloni nëse diafragma prej silikoni është vendosur siç duhet (shih
'Montimi i pompës së gjirit').
-
Kontrolloni nëse valvula e bardhë është e padëmtuar dhe e vendosur
siç duhet (shih 'Montimi i pompës së gjirit').
-
Kontrolloni nëse pjesët e tjera të pompës së gjirit janë të pacenuara
dhe të vendosura siç duhet (shih 'Montimi i pompës së gjirit').
-
Sigurohuni që pompa të vendoset saktë në gji për të mundësuar
puthitjen e duhur me gjirin.
-
Nëse vazhdoni të mos e ndjeni thithje, kontaktoni me qendrën e
shërbimit të klientit përmes www.philips.com/support.
Thithja e pompës së
gjirit është shumë e
fortë.
-
Nëse është e mundur, provoni me një nivel më të ulët thithjeje. Kur
nxirrni qumësht për herë të parë, filloni me nivelin bazë të thithjes
(niveli 5 në modalitet stimulimi, niveli 11 në modalitet nxjerrjeje) dhe
rrisni/ulni nivelin sipas nevojës. Gjatë seancave të ndryshme të
nxjerrjes, mund të ndiheni më komode me nivele të ndryshme.
-
Sigurohuni që të përdorni vetëm pjesët e pompës së gjirit të ofruara
me këtë pompë.
-
Kontrolloni nëse diafragma e silikonit është e padëmtuar (nuk
përmban plasaritje të vogla, vrima etj.).
-
Nëse problemi vazhdon, kontaktoni me qendrën shërbimin e klientit
përmes www.philips.com/support.
Nxjerr pak/aspak
qumësht kur përdor
pompën time të gjirit.
-
Nëse nuk ndjeni thithje në nivelin e duhur, kontrolloni rastin "Nuk e
ndiej thithjen/niveli i thithjes është shumë i ulët".
-
Nëse e përdorni për herë të parë pompën e gjirit Philips Avent, mund
t'ju duhet të ushtroheni pak përpara se të arrini të nxirrni qumësht.
Këshilla të mëtejshme për nxjerrjen e qumështit mund të gjenden në
faqen e "Philips Avent" në internet, www.philips.com/avent.
99
Shqip
Shqip