operation manual

Table Of Contents
5. Hiqeni skeletin nga
njësia e motorit.
6. Pritini ose palosini
skajet e skeletit plastik të
baterisë. Hiqni baterinë
nga skeleti plastik i
baterisë.
Shënim: Hidheni
baterinë e karikueshme
në një pikë të veçuar
lokale grumbullimi.
Pjesët e tjera mund të
hidhen në vendin e
posaçëm për hedhjen e
aparaturave elektrike.
Garancia dhe mbështetja
Nëse ju nevojitet informacion ose mbështetje, ju lutemi vizitoni www.philips.com/support ose lexoni
fletëpalosjen e garancisë ndërkombëtare.
Diagnostikimi
Ky kapitull përmbledh problemet më të shpeshta që mund të hasni me pajisjen. Nëse nuk keni
mundësi ta zgjidhni problemin me informacionin më poshtë, vizitoni www.philips.com/support për një
listë të pyetjeve të shpeshta ose kontaktoni qendrën e kujdesit për klientit për shtetin ku ndodheni.
Problemi
Zgjidhja
Kam dhimbje kur përdor
pompën e gjirit.
-
Zgjidhni një nivel thithjeje që është komod për ju.
-
Kontrolloni nëse diafragma e silikonit është e padëmtuar (nuk
përmban plasaritje të vogla, vrima etj.).
-
Sigurohuni që thimthin ta keni vendosur në mes të vatës.
-
Nëse dhimbja vazhdon, ndërpriteni përdorimin e pompës së gjirit dhe
konsultohuni me mjekun.
Pompa e gjirit nuk ndizet
kur është e futur në
prizë.
-
Përdorni vetëm ushqyesin e ofruar.
-
Sigurohuni që ushqyesi të jetë futur saktë në prizë dhe që fisha e
vogël të jetë futur saktë në njësinë e motorit.
-
Futeni ushqyesin në një prizë tjetër. Pastaj shtypni e mbani shtypur
butonin e ndezjes/fikjes për të kontrolluar nëse pompa e gjirit mund
të ndizet.
-
Nëse problemi vazhdon, kontaktoni me qendrën shërbimin e klientit
përmes www.philips.com/support.
98
Shqip