operation manual

Table Of Contents
Paralajmërim: Mos e ringrini kurrë qumështin e shkrirë një herë, për të evituar rënien e
cilësisë së qumështit.
Paralajmërim: Mos shtoni qumësht të freskët gjiri në qumësht të ngrirë gjiri, për të
evituar rënien e cilësisë së qumështit dhe shkrirjen e paqëllimshme të qumështit të
ngrirë.
Dhënia e qumështit të gjirit me shishe
Paralajmërim: Për sigurinë dhe shëndetin e fëmijës tuaj
-
Përdoreni këtë shishe gjithnjë nën mbikëqyrjen e të rriturve.
-
Mos përdorni kurrë biberonë ushqimi në rol qetësuesi, për të parandaluar mbytjen e foshnjës.
-
Thithja e vazhdueshme dhe për kohë të gjatë e lëngjeve shkakton prishje të dhëmbëve.
-
Kontrollojeni gjithnjë temperaturën e ushqimit përpara se ta ushqeni foshnjën.
-
Mbajini larg fëmijëve të gjitha pjesët që nuk i përdorni.
-
Mbajeni kapakun e shishes larg fëmijëve, për të evituar mbytjen e tyre.
-
Mos i lini fëmijët të luajnë me pjesët e vogla apo të ecin/vrapojnë teksa përdorin shishet.
-
Inspektojini të gjitha pjesët përpara përdorimit dhe tërhiqeni biberonin e ushqimit nga të gjitha
drejtimet. Hidhini pjesët që tregojnë dhe shenjat më të vogla të dëmtimit apo të problemeve.
-
Gjithmonë hidheni qumështin e gjirit që ka mbetur në përfundim të vaktit të ushqyerjes.
Kujdes: Për të evituar dëmtimin e shishes
-
Mos e vendosni në furrë të ngrohur, pjesët plastike mund të shkrijnë.
-
Tiparet e materialit plastik mund të ndikohen nga dezinfektimi dhe nga temperaturat e larta. Kjo
mund të ndikojë në puthitjen e kapakut të shishes.
-
Mos e lini biberonin e ushqimit nën dritën e drejtpërdrejtë të diellit, apo në nxehtësi të
drejtpërdrejtë, si dhe mos e lini në dezinfektues më gjatë se sa rekomandohet, pasi produkti mund
të dëmtohet.
Përpara përdorimit të shishes
-
Inspektoni shishen dhe biberonin ushqyes përpara çdo përdorimi dhe tërhiqeni biberonin ushqyes
në të gjitha drejtimet për të parandaluar rrezikun e mbytjes. Hidheni sapo të shfaqë shenjat e para
të dëmtimit apo të dobësisë.
-
Pastrojeni e dezinfektojeni shishen përpara përdorimit të parë dhe pas çdo përdorimi.
94
Shqip