operation manual

Table Of Contents
Simboli Shpjegimi
Tregon "rrymën alternative".
Tregon se prodhuesi ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për t'u siguruar që
pajisja të përputhet me legjislacionin e sigurisë në fuqi për shpërndarje në Komunitetin
Evropian.
Tregon grumbullimin e veçuar për pajisjet elektrike dhe elektronike në përputhje me
direktivën e BE-së. Produktet-mbeturina elektrike nuk duhen hedhur së bashku me
mbeturinat shtëpiake. Shihni kreun "Riciklimi" për më shumë informacion.
Tregon që produkti përmban një bateri të karikueshme të integruar, e cila nuk duhet të
hidhet me mbeturinat normale të shtëpisë (2006/66/KE). Shihni kreun "Riciklimi" për më
shumë informacion.
Tregon mbrojtjen ndaj hyrjes së sendeve të ngurta të huaja dhe ndaj efekteve të
dëmshme për shkak të hyrjes së ujit.
Përcakton numrin e serisë të prodhuesit të pompës së gjirit.
Tregon USB.
Përcakton kufijtë maksimalë të lagështisë relative në të cilët mund të ekspozohet pa
problem pajisja: deri në 90%.
Përcakton kufijtë e temperaturës gjatë ruajtjes dhe transportit në të cilët mund të
ekspozohet pa problem pajisja: -20°C deri në 45°C/-4°F deri në 113°F.
Tregon "Forest Stewardship Council". Markat tregtare të FSC u bëjnë të mundur
konsumatorëve të zgjedhin produktet që mbështesin ruajtjen e pyjeve, që ofrojnë
përfitime shoqërore dhe i bëjnë të mundur tregut të ofrojë shtysa për një administrim më
të mirë të pyjeve.
Përcakton se sendi mund të riciklohet, por jo se është i ricikluar apo se do të pranohet
në gjitha sistemet grumbulluese të riciklimit.
Tregon që paketimi duhet të riciklohet dhe që tarifat e paketimit i janë paguar
organizatave të riciklimit me simbolin "Green Dot".
Tregon garancinë botërore 2-vjeçare nga Philips.
Përcakton se për lidhjen e pompës së gjirit nevojitet një ushqyes i caktuar.
103
Shqip
Shqip