User manual
Table Of Contents
- Përmbajtja
- Përshkrim i përgjithshëm
- Hyrje - identifikimi i makinës së rrojës
- Fig. A
- Fig. B
- Informacion i rëndësishëm sigurie
- Çfarë nënkuptojnë ikonat në ekran? (Fig. A)
- Çfarë nënkuptojnë ikonat në ekran? (Fig. B)
- Menyja kryesore (fig. A)
- Menyja kryesore (fig. B)
- Si mund ta lidh makinën e rrojës me telefonin inteligjent? (Fig. A)
- Si mund ta lidh makinën e rrojës me telefonin inteligjent? (Fig. B)
- Çfarë po më tregon makina e rrojës? (Fig. A)
- Çfarë po më tregon makina e rrojës? (Fig. B)
- Si mund ta karikoj pajisjen time?
- Si mund ta përdor pajisjen dhe shtojcat?
- Si mund ta pastroj pajisjen dhe shtojcat?
- Mbajtja
- Si mund t'i ndërroj kokat e rrojës?
- Porositja e aksesorëve
- Diagnostikimi
- Udhëzime të mëtejshme
- Riciklimi
- Markat tregtare
53
Shqip
Heqja e baterisë së karikueshme të integruar
Bateria e karikueshme e integruar duhet të hiqet vetëm
nga një profesionist i kualifikuar kur pajisja hidhet.
Përpara se të hiqni baterinë, sigurohuni që pajisja të jetë
hequr nga priza dhe që bateria të jetë plotësisht e
shkarkuar.
Merrni masat e nevojshme paraprake kur përdorni
veglat për të hapur pajisjen dhe kur hidhni
baterinë e rikarikueshme.
Kur administroni bateritë sigurohuni që duart
tuaja, produkti dhe bateritë të jenë të thata.
Për të shmangur ndonjë qark të shkurtër të
baterive pas heqjes, mos i lini kontaktet e baterive
të takojnë me sende metalike (p.sh. monedha,
karfica, unaza). Mos i mbështillni bateritë me fletë
alumini. Mbrojuani kontaktet me ngjitëse ose
vendosini bateritë në një qese plastike përpara se
t'i hidhni.
1
Nëse është e mundur, hiqeni njësinë e rruajtjes ose
prerjes nga pajisja.
2
Nëse ka vida në folenë e pajisjes, hiqini ato me një
kaçavidë.
3
Hiqni panelet e jashtme duke futur një kaçavidë të
sheshtë midis skajeve dhe duke e rrotulluar. Hiqni
gjithashtu vidat dhe/ose pjesët shtesë dhe shkëputni
çdo lidhje bashkuese.
4
Nëse ka një njësi energjie brenda pajisjes, hiqeni atë
nga pajisja, prisni telat dhe hapni njësinë e energjisë
me një kaçavidë.
5
Përkulni etiketat e baterive mënjanë me një kaçavidë
dhe hiqni baterinë e karikueshme.
Markat tregtare
"Apple", logoja e "Apple", "iPad", dhe "iPhone" janë
marka tregtare të "Apple Inc.", regjistruar në SH.B.A. dhe
vende të tjera. "App Store" është markë shërbimi e
"Apple Inc."