User manual

Table Of Contents
27
Shqip
Kur hapësira ruajtëse e të dhënave është pothuajse plot,
do të merrni një njoftim që ju rikujton të sinkronizoni
rruajtjet. Për të parandaluar humbjen e të dhënave,
sinkronizoni makinën e rrojës me aplikacionin.
1
Sigurohuni që telefoni të jetë pranë makinës së rrojës
dhe hapni aplikacionin.
2
Aplikacioni lidhet automatikisht dhe sinkronizon
rruajtjet tuaja të fundit.
Shçiftoni makinën e rrojës me telefonin inteligjent
Makinën e rrojës mund ta çiftoni vetëm me një telefon
inteligjent njëkohësisht. Ndiqni këto hapa për ta
shkëputur makinën e rrojës nga telefoni inteligjent (p.sh.
kur merrni një telefon të ri inteligjent):
- Fillimisht, shkëputni makinën e rrojës.
1
Kaloni nëpër artikujt e menysë duke shtypur butonin
e menysë derisa të arrini në menynë "Bluetooth".
2
Shtypni dhe mbani shtypur butonin e menysë derisa
të shfaqet zgjedhja me kryq dhe shenjë miratimi.
3
Zgjidhni shenjën e miratimit duke shtypur sërish
butonin e menysë për të shçiftuar makinën e rrojës.
Shënim: Kur makina e rrojës është çiftuar me telefonin
inteligjent, menyja e "Bluetooth" shfaqet si artikull i ri.
Kur të jetë e shkëputur, do të shfaqet kjo meny.
Shënim: Kur makina e rrojës të jetë shkëputur me sukses,
në ekranin e saj do të shfaqet për një kohë të shkurtër
ikona e "Bluetooth".
Shënim: Kur të dëshironi ta çiftoni sërish makinën e rrojës
me telefonin inteligjent, fillimisht sigurohuni që të mos
jenë çiftuar të dyja.
- Më pas, shkëputni telefonin inteligjent.