User manual

Table Of Contents
14
Shqip
- Nëse produkti mbinxehet ose lëshon erë, ndryshon
ngjyrë apo nëse karikimi zgjat më shumë se zakonisht,
ndërpriteni përdorimin dhe karikimin e produktit dhe
kontaktoni me "Philips".
- Mos i vendosni produktet dhe bateritë e tyre në furra
me mikrovalë apo në tenxhere induksioni.
- Për të shmangur mbinxehjen e baterive ose çlirimin e
substancave toksike apo të rrezikshme, mos e hapni,
modifikoni, shponi, dëmtoni apo çmontoni produktin
ose baterinë. Mos shkaktoni qark të shkurtër, mos i
mbingarkoni dhe mos i karikoni në drejtim të kundërt
bateritë.
- Nëse bateritë janë dëmtuar apo pikojnë, shmangni
kontaktin me lëkurën ose sytë. Nëse ju ndodh diçka e
tillë, shpëlahuni menjëherë me ujë dhe kërkoni
ndihmën mjekësore.
Lëngu i kutisë së kapsulës për pastrim të shpejtë
Philips
- Mbajeni larg fëmijëve.
- Mos e gëlltisni.
Fushat elektromagnetike (EMF)
Pajisja Philips është në përputhje me të gjitha standardet
dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin ndaj fushave
elektromagnetike.
Direktiva për radiopajisjet
- Pajisjet e serisë S9000 janë të pajisura me Bluetooth të
kategorisë 2.
- Brezi i frekuencës në të cilin funksionon Bluetooth në
pajisjet e serisë S9000 është 2,4GHz.
- Fuqia maksimale e frekuencës radio që rrezatohet në
brezin e frekuencës në të cilin funksionojnë pajisjet e
serisë S9000 është nën 20 dBm.
- Kjo pajisje është krijuar në mënyrë të tillë që produkti
të jetë në përputhje me kërkesat e nenit 10, paragrafi
2 që të mund të funksionojë në të paktën një shtet
anëtar të BE-së, sipas ekzaminimit, si dhe të jetë në
përputhje me nenin 10, paragrafi 10 me kusht që të
mos ketë kufizime të shërbimit në të gjitha shtetet
anëtare të BE-së.