User manual
Table Of Contents
- Përmbajtja
- Përshkrim i përgjithshëm
- Hyrje - identifikimi i makinës së rrojës
- Fig. A
- Fig. B
- Informacion i rëndësishëm sigurie
- Çfarë nënkuptojnë ikonat në ekran? (Fig. A)
- Çfarë nënkuptojnë ikonat në ekran? (Fig. B)
- Menyja kryesore (fig. A)
- Menyja kryesore (fig. B)
- Si mund ta lidh makinën e rrojës me telefonin inteligjent? (Fig. A)
- Si mund ta lidh makinën e rrojës me telefonin inteligjent? (Fig. B)
- Çfarë po më tregon makina e rrojës? (Fig. A)
- Çfarë po më tregon makina e rrojës? (Fig. B)
- Si mund ta karikoj pajisjen time?
- Si mund ta përdor pajisjen dhe shtojcat?
- Si mund ta pastroj pajisjen dhe shtojcat?
- Mbajtja
- Si mund t'i ndërroj kokat e rrojës?
- Porositja e aksesorëve
- Diagnostikimi
- Udhëzime të mëtejshme
- Riciklimi
- Markat tregtare
12
Shqip
Informacion i rëndësishëm sigurie
Përdoreni produktin vetëm për qëllimin e synuar.
Lexojeni me kujdes këtë informacion të rëndësishëm
përpara përdorimit të produktit, baterive dhe aksesorëve
të tij dhe ruajeni për referencë në të ardhmen.
Keqpërdorimi mund të shkaktojë rrezik ose lëndime të
rënda. Aksesorët e dhënë mund të ndryshojnë sipas
produkteve të ndryshme.
Paralajmërim
- Mbajeni të thatë ushqyesin dhe bazën e karikimit.
- Kjo makinë rroje është rezistente ndaj ujit. Është e
përshtatshme për përdorim në banjë ose dush dhe
për t'u pastruar në ujin e rubinetit. Për arsye sigurie,
makina e rrojës mund të përdoret vetëm pa kordon.
- Mos e modifikoni ushqyesin.
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë 8 vjeç e lart
dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore
ose mendore ose me mungesë përvoje e njohurish,
nëse mbikëqyren apo udhëzohen për ta përdorur
pajisjen në mënyrë të sigurt dhe nëse i kuptojnë
rreziqet që paraqiten. Fëmijët nuk duhet të luajnë me
pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk
duhet të bëhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.
- Hiqeni pajisjen nga priza përpara se ta pastroni me
ujë.
- Mos e përdorni pajisjen nëse është dëmtuar.
Ndërrojini pjesët e dëmtuara me pjesë të reja
"Philips".
- Përdorni vetëm ujë të ftohtë ose të vakët për ta
pastruar pajisjen.
- Për arsye higjienike, pajisja duhet të përdoret vetëm
nga një person.