User manual

Table Of Contents
42
Shqip
Pastrimi i shtojcave me ngërthim
Mos e thani kurrë makinën e shkurtimit ose shtojcat e
modeluesit të mjekrës me peshqir apo lecka, pasi mund
të dëmtoni dhëmbët prerës.
Aksesorët e dhënë mund të ndryshojnë sipas produkteve
të ndryshme. Kutia tregon aksesorët që vijnë me
produktin tuaj.
Pastrimi i shtojcës së modeluesit të mjekrës
Pastroni shtojcën e modeluesit të mjekrës pas çdo
përdorimi.
1
Hiqni krehrin nga shtojca e modeluesit të mjekrës.
Shënim: Kapeni krehrin në qendër për ta hequr nga
shtojca e modeluesit të mjekrës. Mos tërhiqni nga
anët e krehrit.
2
Shpëlajini qimet e prera nga njësia prerëse me ujë të
vakët.
3
Shpëlajini qimet e prera nga krehri.
4
Hiqni njësinë prerëse nga shtojca e modeluesit të
mjekrës. Duke shtyrë njësinë prerëse nga shtojca e
modeluesit të mjekrës, mund të hiqni qimet që janë
grumbulluar brenda modeluesit të mjekrës.
Gjithashtu, mund ta shpëlani pjesën e pasme të
njësisë prerëse.
5
Shpëlajini qimet e prera nga shtojca e modeluesit të
mjekrës.
6
Shkundni me kujdes ujin e tepërt dhe lëreni krehrin,
njësinë prerëse dhe shtojcën e modeluesit të mjekrës
të thahen para përdorimit tjetër.
Mos e thani kurrë njësinë prerëse me peshqir apo
lecka, pasi mund të dëmtoni dhëmbët prerës.