User manual

Table Of Contents
39
Shqip
8
Pas afërsisht 20 sekondave, lëvizeni pajisjen drejt ballit
dhe filloni të pastroni këtë pjesë të fytyrës. Lëvizeni
lehtë kokën e furçës nga e majta në të djathtë.
Ju këshillojmë të mos e teproni me pastrimin dhe të
mos i pastroni zonat për më tepër se 20 sekonda.
9
Fikeni pajisjen dhe pastrojeni shtojcën pas përdorimit.
10
Pas trajtimit, shpëlani dhe thani fytyrën. Fytyra juaj
është tani gati për hapin tjetër të rutinës ditore të
kujdesit për lëkurën.
Si mund ta pastroj pajisjen dhe shtojcat?
Pastroni pajisjen dhe shtojcat pas çdo përdorimi për një
rendiment optimal.
Pastrimi i makinës së rrojës me ujë rubineti
Pastroni makinën e rrojës pas çdo përdorimi për të
parandaluar bllokimet dhe dëmtimet.
Mos e thani asnjëherë njësinë e rrojës me peshqir apo
leckë, pasi mund të dëmtohen kokat e rrojës.
Kur e shpëlani njësinë e rrojës, uji mund të pikojë
jashtë bazamentit të makinës së rrojës. Kjo është diçka
normale.
1
Ndizni makinën e rrojës.
2
Shpëlajeni njësinë e rrojës me ujë të ngrohtë rubineti.
3
Fikeni makinën e rrojës. Shtypni butonin e lëshimit për
të hapur njësinë e rrojës.
4
Shpëlani folenë e qimeve me ujë të ngrohtë rubineti.