User manual

Table Of Contents
16
Shqip
Çfarë nënkuptojnë ikonat në ekran? (Fig. A)
- Menyja kryesore (kur makina e rrojës është e fikur)
Mund të kaloni nëpër artikujt e menysë duke shtypur butonin e
menysë.
Mund edhe të aktivizoni apo çaktivizoni veçori të caktuara duke
e shtypur gjatë.
Ikona Kuptimi
Menyja kryesore tregon statusin e baterisë në përqindje.
Ikonat e menysë së sensorit të "Kontrollit të lëvizjes" ju tregojnë
nëse lëvizja gjatë rruajtjes së fundit ishte e mirë apo duhet të
përmirësohet..
Në këtë meny mund të aktivizoni siguresën për udhëtim.
Këtu, ekrani tregon se makina e rrojës nuk është çiftuar me
telefonin inteligjent.
Ekrani tregon se makina e rrojës është çiftuar me telefonin
inteligjent.
- Ndezja e makinës së rrojës
Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të ndezur makinën e rrojës.
Ikona Kuptimi
Kur ndizni makinën e rrojës, një animacion i shkurtër me këto
ikona tregon se cilin cilësim të reagimit për presionin keni
aktivizuar. Mund të kaloni nëpër cilësimet e reagimit të presionit
duke shtypur butonin e menysë.