User manual

Table Of Contents
38
Shqip
3
Mbajeni shtojcën e modeluesit të mjekrës pingul me
lëkurën dhe lëvizeni pajisjen për poshtë duke e shtyrë
lehtë.
4
Fikeni pajisjen dhe pastrojeni shtojcën pas përdorimit.
Përdorimi i shtojcës së furçës pastruese
Përdorni furçën pastruese me kremin pastrues të
përditshëm për të hequr yndyrën dhe papastërtitë.
Ju këshillojmë ta përdorni jo më tepër se një herë në javë.
Kujdes: Mos e përdorni pajisjen mbi lëkurë të irrituar
ose të dëmtuar apo mbi plagë.
1
Rrotulloni kokën e rrojës ose shtojcën tjetër për ta
hequr atë nga doreza dhe shtyjeni shtojcën e furçës
pastruese në dorezë.
2
Lageni furçën pastruese me ujë.
Mos e përdorni furçën pastruese të thatë, sepse mund
të irritojë lëkurën.
3
Lageni fytyrën me ujë dhe përdorni pastrues për
fytyrën.
4
Vendosni furçën pastruese në faqen tuaj.
5
Ndizeni pajisjen.
6
Lëvizeni furçën lehtë mbi lëkurë nga hunda në drejtim
të veshit. Mos ushtroni shumë forcë. Sigurohuni që
trajtimi të mbetet komod.
Mos pastroni zonën e ndjeshme përreth syve.
7
Pas afërsisht 20 sekondave, lëvizeni pajisjen në faqen
tjetër dhe filloni të pastroni këtë anë të fytyrës.