User manual

Table Of Contents
21
Shqip
- Bluetooth
Nga ky artikull i menysë, mund të çiftoni makinën e
rrojës me telefonin inteligjent.
Për informacione rreth përfitimeve të çiftimit të
makinës së rrojës me telefonin inteligjent, shihni
"Përfitimet e lidhjes së makinës së rrojës me
aplikacionin".
Shënim: Sigurohuni që telefoni inteligjent ka
Bluetooth® 4.2 e lart.
Makina e rrojës është e pajisur me Bluetooth® 4.2 e
lart për t'u lidhur me aplikacionin. Pasi të keni çiftuar
makinën e rrojës me telefonin inteligjent, Bluetooth
do të aktivizohet automatikisht në makinën e rrojës,
edhe nëse kjo e fundit është e fikur. Kjo lejon që të
dhënat e rruajtjes të sinkronizohen më vonë, kështu
që nuk ju duhet ta merrni telefonin inteligjent me
vete kur rruheni.
Shënim: Mund ta çaktivizoni Bluetooth në makinën e
rrojës duke aktivizuar siguresën për udhëtim.
Menyja kryesore (fig. B)
Mund të kaloni nëpër funksionet e menysë duke shtypur
butonin e menysë.
Karikimi i mbetur i baterisë
Ky artikull i menysë tregon karikimin e mbetur të baterisë.
Reagimi pas rruajtjes
Shënim: Kjo meny shfaqet vetëm pasi të aktivizoni këtë
veçori nëpërmjet cilësimeve të aplikacionit.
Mund të optimizoni përvojën tuaj të rruajtjes duke kryer
lëvizjen dhe duke ushtruar sasinë e duhur të presionit. Ky
artikull tregon vlerësimin me yje të rruajtjes së fundit. Ai
tregon nëse presioni dhe lëvizja e aplikuar gjatë rruajtjes
ishte e mirë ose nëse mund të përmirësohet.