User manual
Table Of Contents
- Përmbajtja
- Përshkrim i përgjithshëm
- Hyrje - identifikimi i makinës së rrojës
- Fig. A
- Fig. B
- Informacion i rëndësishëm sigurie
- Çfarë nënkuptojnë ikonat në ekran? (Fig. A)
- Çfarë nënkuptojnë ikonat në ekran? (Fig. B)
- Menyja kryesore (fig. A)
- Menyja kryesore (fig. B)
- Si mund ta lidh makinën e rrojës me telefonin inteligjent? (Fig. A)
- Si mund ta lidh makinën e rrojës me telefonin inteligjent? (Fig. B)
- Çfarë po më tregon makina e rrojës? (Fig. A)
- Çfarë po më tregon makina e rrojës? (Fig. B)
- Si mund ta karikoj pajisjen time?
- Si mund ta përdor pajisjen dhe shtojcat?
- Si mund ta pastroj pajisjen dhe shtojcat?
- Mbajtja
- Si mund t'i ndërroj kokat e rrojës?
- Porositja e aksesorëve
- Diagnostikimi
- Udhëzime të mëtejshme
- Riciklimi
- Markat tregtare
13
Shqip
- Mos përdorni asnjëherë ajër të kompresuar, sfungjerë
pastrimi, solucione gërryese pastrimi ose lëngje
agresive për të pastruar pajisjen.
- Për të parandaluar rrjedhjen, vendoseni sistemin e
pastrimit gjithmonë në një sipërfaqe të qëndrueshme,
të niveluar dhe horizontale.
- Sigurohuni gjithmonë që foleja e kutisë të jetë e
mbyllur përpara se të përdorni sistemin e pastrimit.
- Kur sistemi i pastrimit të jetë gati për t'u përdorur,
mos e lëvizni në mënyrë që të parandalohet rrjedhja e
lëngut të pastrimit.
- Kur e shpëlani makinën e rrojës, uji mund të pikojë
nga hapësira, në pjesën e poshtme të saj. Kjo është
normale dhe jo e rrezikshme sepse të gjitha pjesët
elektronike janë të mbyllura në një njësi elektrike të
izoluar brenda makinës së rrojës.
- Për të parandaluar dëmet e pariparueshme të
ushqyesit, mos e përdorni brenda ose pranë prizave
që kanë aromatizues elektrikë.
- Mos e përdorni furçën e pastrimit në lëkurë të
dëmtuar ose të prekur nga sëmundje apo nga një
irritim i rëndë.
- Nëse merrni mjekim me bazë steroidesh, mos e
përdorni furçën e pastrimit.
- Hiqni çdo pirsing, bizhuteritë, syzet etj. përpara se të
përdorni pajisjen.
- Kini kujdes kur përdorni smartfonin tuaj pranë ujit
dhe në mjedise me lagështirë.
- Valët e radios mund të pengojnë funksionimin e
stimuluesve kardiakë dhe pajisjeve të tjera mjekësore.
Konsultohuni me mjekun për këshilla dhe mbajeni
pajisjen të paktën 20cm larg.
- Niveli maksimal i zhurmës: Lc = 69dB(A)
- Përdorni vetëm aksesorë ose pjesë konsumi "Philips".
Përdorni vetëm ushqyesin e heqshëm HQ8505.
- Karikojeni, përdoreni dhe ruajeni produktin në
temperaturë nga 5°C deri në 35°C.
- Mbajeni produktin dhe bateritë larg zjarrit dhe mos i
ekspozoni ato në dritën e drejtpërdrejtë të diellit apo
ndaj temperaturave të larta.