User manual

Table Of Contents
10 Pas trajtimit, shpëlani dhe thani fytyrën. Fytyra
juaj është tani gati për hapin tjetër të rutinës
ditore të kujdesit për lëkurën.
Ruajta dhe udhëtimi
Shënim: Këshillojmë ta lini pajisjen dhe pjesët e saj
të thahen përpara se t'i ruani për përdorim të
mëvonshëm.
- Vendosni kapakun mbrojtës (nëse ka) në
makinën e rrojës për ta mbrojtur atë nga
grumbullimi i papastërtive.
- Ruajeni pajisjen në çantë (nëse ka).
- Përndryshe, vendoseni pajisjen në bazën e
karikimit (nëse ka) ose në kapsulën për pastrim
të shpejtë Philips (nëse ka).
Siguresa për udhëtim
Makina e rrojës mund të bllokohet kur udhëtoni.
Siguresa për udhëtim nuk lejon ndezjen
aksidentale të makinës së rrojës.
Aktivizimi i siguresës për udhëtim
3 sec.
Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për 3 sekonda për
të përdorur modalitetine siguresës për udhëtim.
Simboli i siguresës pulson kur kjo ajo është e
aktivizuar.
Shënim: Kur siguresa për udhëtim është e
aktivizuar, Bluetooth është i fikur.
Çaktivizimi i siguresës për udhëtim
Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për 3 sekonda.
Pasi siguresa për udhëtim është çaktivizuar, pajisja
ndizet automatikisht.
Shënim: Makina e rrojës zhbllokohet automatikisht
kur e lidhni me një prizë elektrike.
20
Shqip